Gjykata e Lezhës ka dënuar me dy vjet burg Edison Arizajn, i cili gjashtë muaj më parë u arrestua në aksin rrugor Shkodër – Tiranë, në prani të mikut të tij Emiliano Shullazi. Të dy shtetasve, të cilët njihen për precedentë penalë, iu kapën dy armë, të tipit pistoletë. Vendimi i Gjykatës së Lezhës është dhënë pas një hetimi prej gjashtë muajve që kanë bërë oficerët e policisë gjyqësore, por edhe prokuroria e rrethit Lezhë në bashkëpunim me atë të Tiranës. Por ky është vetëm vendimi i shkallës së parë. Ndërkohë që sipas deklaratave që u bënë, duket se pala e akuzuar dhe e dënuar tashmë nga gjykata e Lezhës, do ta ndjekë më tej këtë çështje, duke e çuar në Gjykatën e Apelit të Shkodrës, për të kërkuar në fakt lirimin e Edison Arizajt. Edhe pse dy personat janë kapur për të disatën herë duke kryer të njëjtën vepër penale, sërish gjyqtarët, duket se i kanë toleruar duke I dhënë një vendim minimal dënimi prej 2 vjetësh, e që mund të konsumohet edhe në kohën e paraburgimit.
Nuk është hera e parë që Arizaj i cili njihet për precedentë penalë nga strukturat e policisë në të gjitha qarqet në vend, shkon përpara togave të zeza dhe gjendet pas hekurave. Për të disatën herë ai është subjekt i uniformave blu, ndërkohë që dyshimet për një vendim kaq të thjeshtë të gjykatës bien mbi vetë trupën e gjyqtarëve. Gjykata e Shkodrës me relatorë Astrit Kalaja, Luan Dervishi dhe Valbona Kota, pritet të marrin në shqyrtim këtë çështje brenda afateve, për të parë si ndjekjen e procedures dhe dënimin me burg.
Nuk është e thjeshtë historia e Edison Arizajt, i cili u kap në 30 qershor të vitit të kaluar, nën shoqërinë e Emiliano Shullazit, në aksin rrugor Shkodër – Tiranë, në afërsi të Lezhës nga strukturat e policisë së qarkut të Tiranës. Emiliano Shullazi kishte vetëm 49 ditë që u shpall i pafajshëm në atë kohë nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “armëmbajtjes pa leje” dhe në fund të qershorit, në shoqërinë e Edison Arizajt, u arrestuan sërish për të njëjtën akuzë. Të dy personat nga policia e shtetit janë të skeduar për precedentë të ndryshëm kriminalë. Strukturat e policisë së Tiranës morën informacionin se Shullazi dhe Arizaj në 30 qershor ishin duke udhëtuar drejt Shëngjinit dhe ishin të armatosur.
Dhe menjëherë pas informacionit, ishin forcat RENEA që iu bashkëngjitën forcave të policisë, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Shullazit dhe shokut të tij 33 vjeçar Edison Arizaj. Menjëherë pas operacionit, u kryen nga forcat e policisë edhe kontrollet e banesave ku u sekuestruan 6 telefona celularë dhe po ashtu sipas grupit hetimor, edhe dy radio policie. Që në atë periudhë, të dy personat gjenden në burg në pritje të vendimit të drejtësisë.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 11 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com