TIRANE- Edhe baballarët tashmë do të kenë të drejtën me ligj për të marrë “lejen e lindjes” ashtu sikurse edhe gratë. Ky është një nga nenet e reja që futet në pr/ligjin e “Sigurimeve Shoqërore” i cili do të diskutohet tashmë në parlament. Sipas këtij ndryshimi, në rastet kur një grua nuk ka mundësi të rrijë në shtëpi për një periudhë 1 vjeçare për t’u kujdesur për të porsalindurin, këtë të drejtë tashmë e ka edhe burri.
Sipas, pr/ligjit burri mund të marrë “lejen e lindjes” vetëm kur fëmija është bërë 63 ditësh, kohë që përkon me afatin e përfundimit të raportit të detyrueshëm mjekësor për nënën. “Pas periudhës prej 63 ditësh pas lindjes, të drejtën e lejes për kujdes ndaj fëmijës e ka edhe babai ose birësuesi i siguruar, nëse këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk ka kushte për ta përfituar nëna”, thuhet në pr/ligj. Por sipas këtij të fundit, tashme gratë pas lindjes së një fëmije nuk do të kenë 42 ditë raport nga shteti, sikurse ndodhte deri më tani, por 63 ditë.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA