Amerikani Jack Whittaker fitoi 315 milionë dollarë në lotari në xhekpotin e Krishtlindjeve në vitin 2002, por thotë se e ndoqi nga pas një mallkim. Ai u grabit disa herë pas fitimit të lotarisë dhe katër vite më vonë deklaroi se ka falimentuar. Ai fajëson biletën e lotarisë edhe për vdekjen e të bijës dhe mbesave.
Ato u fiksuan pas parave dhe drogës. “Do doja ta kisha grisur atë biletë”, tha ai, pasi ato u fiksuan pas parave dhe drogës.
Ditën që iu dogj shtëpia, ndodhej në banesë edhe gruaja e tij, e cila arriti të shpëtojë në kohë, ndërsa amerikani thotë se banesa e tij nuk ishte e siguruar.
Ja pra, askush nuk ka dalë i fituar nga lojërat e fatit, ndaj për ju që jeni të fiksuar pas tyre, është mirë të hiqni dorë sa jeni në kohë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com