“Mark Frroku mbrojti trafikantin 
Në lokal ishte edhe Tom Doshi”     

“Mark Frroku mbrojti trafikantin <br />Në lokal ishte edhe Tom Doshi” 

 

 
TIRANE- Bardhok Pllanaj, personi në kërkim si organizator i trafikut të drogës nga laguna e “Vilunit” në Lezhë në drejtim të brigjeve malazeze, ka mundur të strehohet në makinën e deputetit Mark Frroku, teksa agjentë të Policisë së Shtetit kanë qënë në vijim të operacionit “Laguna e Vilunit”.

Një fakt i tillë ka dalë nga një raport-vëzhgimi i fshehtë i kryer nga agjentët e sektorit të narkotrafikut në Policinë e Shtetit, i cili, ka nxjerë zbuluar jo vetëm deputetin e PKD Mark Frroku por edhe deputetin e PS Tom Doshi, i cili ka qënë në lokalin “Antik” në zonën e “Shallvareve” në kryeqytet.

Doshi nuk del direkt me emër, në këtë raport-vëzhgimi, si miku i tij Mark Frroku, por agjentët kanë konsatuar se në të ndodhej dhe “Audi A8” me targa AA 827 GX që i përket Mark Frrokut dhe automjeti tjetër me targë AA 833 JV, që i përket deputetit Tom Doshi.

Të dy këto automjete dhe një automjet tjetër tip “Range Rover” AA 688 JU, kanë qënë të parkuar tek lokali “Antik” që administrohet nga Tom Doshi, ndërkohë që pikërisht në këtë lokal policia kishte dyshime se mbahej i strehuar shtetasi Bardhok Pllanaj,person ky i dyshuar nga agjentët si organizatori i trafikut të mbi 800 kilogramëve drogë nga Shqipëria në drejtim të Malizit të Zi.

1 ditë pas operacionit
Grupi i agjentëve i përbërë prej Pelivan Zhivani, Anisa Driçi, Flamur Gashi, Gentjan Jukni, Algert Cekrezi,Ervin Kabeta, Orselan Shelna, Lisien Bakiasi të drejtuar nga kryekomisari Florian Pema, kanë bërë vëzhgimin gjatë 24 orëve të datës 1 dhe 2 tetor të vitit 2014.

Ata, kishin dyshime të forta se Bardhok Pllanaj strehohej në makinën e deputetit Mark Frroku ose Tom Doshi, kjo për shkak se të dyja automjetet ishin parkuar shumë pranë lokalit “Antik” të Tom Doshit. Ky konstatim është bërë një ditë pas operacionit “Laguna e Vilunit”, ku kanë rënë në pranga 7 persona, ndërkohë që vijonte operacioni i kërkimit edhe të tre personave të tjerë, mes tyre dhe shtetasit Bardhok Pllanaj, që streohej nga dy deputetët.

Ndalimi i automjetit
Pasi kanë qëndruar disa orë në ambientet e lokalit “Antik” rreth orës 01:28 të mesnatës të 2 tetorit 2014 tre persona mes tyre dhe deputeti Mark Frroku kanë hipur në automjetin e tij “Audi A8” me targa AA 827 GX janë larguar në drejtim të Kamzës. Shumë pak minuta më është marrë urdhëri që të ndalohet ky automjet në zonën e bulevardit “Blu”, nga një patrullë e komisariatit nr.5 Kamëz. Nga ana e policisë është bërë thirje që ky automjet të ndalojë dhe për dy minuta ka ndaluar.

Dyert nuk janë hapur, pasi ishin mbyllur nga brenda. Më pas xhami i pasmë, i pasagjerit hapet dhe del një person i moshës 40 apo 45 vjeç i veshur me kustum me ngjyrë blu, dhe është prezantuar si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, me emrin Mark Frroku. Ai ka shpjeguar shprehimisht ndër të tjera se “…Automjeti mund të kontrollohet vetëm me një vendim të parlamentit, pasi unë jam deputet dhe mjeti është në pronësinë time…”.

Nga ana e policisë deputetit i është bërë e qartë arsyet e ndalimit dhe se personat që ndodheshin në makinë, duhet të vetë identifikoheshin dhe për sqarime të mëtejshme duhet të shoqërohet në policinë e Tiranës. Për të sqaruar situatën, efektivët e policisë kanë komunikuar me specialistin e sektorit të drogës Florian Pema, i cili pasi është njohur me situatën, ka dhënë urdhër që makina të lihej e lirë dhe të mos kryhej më vëzhgimi i saj.

7 persona
Ky konstatim është bërë një ditë pas operacionit “Laguna e Vilunit”, ku kanë rënë në pranga 7 persona, ndërkohë që vijonte operacioni i kërkimit edhe të tre personave të tjerë.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë