Sulmi që kompania “Microsoft” është duke i bërë “Google”, po bëhet i ashpër.

Gjatë javës së kaluar, kompania e ndërtuar nga Bill Gates, ka krijuar sitin në internet “Scroogled.com”, për të paralajmëruar përdoruesit amerikanë e sidomos ata të seksionit të blerjes në Google.

Sipas tyre, rezultatet e përfituara që rrjedhin nga reklama të paguara, nuk janë të përzgjedhura në mënyrë objektive nga motori i kërkimit.

Këto mesazhe përzgjidhen në mënyrë të qëllimshme. Ky mesazh është hedhur dhe ka bërë mjaft jehonë sidomos në televizione, fletë të ndryshme reklamuese si dhe në gazetat e mëdha.

Parrula e kësaj fushate ka në thelb të tij fjalinë, “Mos u mashtroni nga Google”.

Sulmi vjen si pasojë për të hapur një mundësi fitimi dhe shtimi të kuotave dhe të terrenit për reklamat në “Bing”, duke qenë se është edhe sezoni i festave të fundvitit.

(xh.k/shqiptarja.com)