“Molla” e ndaluar për të punësuarit në Microsoft

“Molla” e ndaluar për të punësuarit në Microsoft
TIRANE - Më mirë prodhimet e Microsoft apo ato të Apple? Sigurisht ato tonat, thotë shoqëria e Redmond. Ndërsa “Molla”, natyrshëm, mendon të kundërtën. Për këtë, rreth 46 mijë punonjës të Microsoft në sektorin shitje e marketing nuk do të mund të blejnë më Mac dhe iPad duke përdorur paratë e shoqërisë. Ngjarja është mësuar nga një email që prej disa ditësh qarkullon në Internet, të cilin Microsoft deri tani nuk e ka mohuar.

Lajmi u publikua nga webfaqja ZDnet që publikon një email të firmosur nga Alain Crozier, përgjegjësi financiar i Microsoft, e që është dërguar nga gjysma e marsit. Nuk përjashtohet që bllokazhi të shtrihet në të gjitha sektorët e tjerë të grupit.

Në të thuhet: “Produket Apple (Mac e iPad) nuk do të mund të blihen më me fondet e shoqërisë”. Përdorimi i tyre lejohet vetëm nëse blihen privatisht. Është gjë e ditur, në fakt, që Microsoft që prej vitit 2009 ndalon blerjen me fondet e ndërmarrjes të disa produkteve si iPhone, BlackBerry.

Pavarësisht nga kjo, në disa sektorë të Microsoft prodhimet Apple janë të domosdoshme pasi shoqëria e Redmond prodhon softëare për produktet e Cupertino-s.
Nga ana tjetër, shoqëria është treguar mjaft bujare me 89 mijë punonjësit e saj duke shpërndarë falas për secilin prej tyre nga një celular Windows Phone.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut