“Pas kurthit për Kadarenë, katastrofa,
ja ç’më thanë shefat e Sigurimit”

“Pas kurthit për Kadarenë, katastrofa,<br />ja ç’më thanë shefat e Sigurimit”
TIRANE- Gjithçka kishte dështuar. Kurthi nuk funksionoi. Pasi i kishte lënë takim shkrimtarit, dhe Ismail Kadare kishte vajtur dhe e kishte zbuluar autoren e letrave provokuese, Dhora Leka vendos të njoftojë shefat e saj të Sigurimti të Shtetit. Ajo justifi kohet se kjo kishte ndodhur jo për faj të saj. “Më mungoi ndihma dhe udhëzimet”, iu thotë kompozitorja shefave të saj. Por kreu i degës së brendshme në Berat, Siri Qerimi i kërkon asaj dorëheqjen nga detyra si bashkëpunëtore e organeve të Sigurimit.

Ajo reziston, nuk pranon ta firmosë, e pas kërcënimeve të tij ajo fi rmos por i shton shefi t të saj: “... dijeni se unë edhe pa deklaratë do vazhdoj ta ndjej vehten bashkëpunëtore të organeve të sigurimit”. Sot askush nuk mund ta dije se çfarë fshihet pas kësaj fraze, inat dhe kundërshtim, vullnet i paskrupullt për ti shërbyer atyre strukturave që asaj vetë i kanë bërë qindin, apo një përpjekje dëshpëruese për të gjetur rrugëzgjidhje për pozicionin e saj të vështirë. Siç e shkruan vetë në letrën drejtuar Hoxhës, Dhora Leka u përball shumë shpejt me pasojat e pakujdesisë së saj. Lexo: Pjesa e parë e dokumentit
 
Pjesa e dytë e dokumentit, rrëfen pikërisht këto lëvizje të kompozitores dhe përballjen në mbledhjen turpëruese për të, ditën e 25 marsit 1967. Përjetimet pas kësaj ngjarjeje që e ajo e quan katastrofë, Dhora Leka ia rrëfen në detaje Enver Hoxhës, duke shpresuar deri në fund se do të gjejë mirëkuptim prej udhëheqësit.

Porsa u ktheva në Berat, me një herë më thirri shoku Siri. Ay më komunikoj se unë shkarkohesha nga detyra e bashkëpunëtorit organeve të sigurimit, se veprimi me Ismail Kadarenë ishte i palejushmë – Unë i thashë këtë çështje e kisha biseduar dhe me shokun Filat – dhe se nuk e përsëris – Toni qe i rreptë dhe armiqësor – Unë i thashë për fajin t’im ngjau. Ay e dinte se unë do t’i shkruanja me emrin Lindita, se kisha kërkuar takim dhe ay s’më kishte dhënë.

Ay më tha të fimosnja deklaratën e shkarkimit nga detyra, rezistova e i thasë nuk e firmoj. Por shoku më tha: - Pse nuk pranon të firmosësh dhe të qëndrosh bashkëpunëtore e organeve sigurimit apo që të vazhdosh të bësh provokacione dhe të ngrehësh kurthe? Se sa e rëndë ishte kjo për mua nuk e shpreh – Jo, i thashë, por se e ndjej për detyrë – Gjatë 10 vjetëve kam punuar me ndërgjegje të pastër – jam pishman vetëm që s’munda të jap tepër – Po qe se ju mendoni kështu unë po firmos, vetëm dijeni se unë edhe pa deklaratë do vazhdoj ta ndjej vehten bashkëpunëtore të organeve të sigurimit.

Sa shkova në shtëpi gjej atje një inspektor të financës – i cili më gjobiti me 22.000 lekë të vjetra pse i kisha qepur një vajze e cila m’u lut një fustan. Unë e mbajta atë ditë ta qep pse nuk kisha bukë. Me gjithe se nga banorët e shtëpisë m’u dha deklaratë se ky ishte rasti i parë për këtë vit dhe se kisha më tepër se 8 muaj që s’kisha qepur – lutja nuk u pranua. Më kërcënuan të sekuestrojnë pianoforten dhe radjon – u detyrova të shes dhe të vetmen bluzë e triko që plotësova 5000 lekë të vjetra të cilat i pagova ndërsa restin i luta të m’i mbajnë nga rroga ç’do muaj – Kjo ngjau pikërisht ato ditë mbas 25 marsit kur të gjithë më shihnin me syrin e tradhtarit. Para një kthese të tillë të papritur unë u nisa me një herë në Tiranë – kërkova prapë takim me shokun Filat Muço – I shpjegova sa më kishte ndodhur me shokun Siri. Ay më tha që veprimi qe i gabuar.

Dhe unë prapë ju shpjegova – se shoku Siri e dinte çështjen dhe të më kishte ndihmuar – për më tepër i thashë se shoku Siri më trajtoj si armik. Shoku Filat më tha të vazhdonja të punonja e po pata ndonjë rast të rëndësishëm t’i njoftonja me letër – dhe u nisa për Berat. Sa mbrijta në Berat më thirrën në degë – më komunikuan të mos shkoj në Tiranë pa lejen e degës. Më 25 mars u organizua një konferencë ku sekretari I shoku Piro Gusho në prezencë të Ismail Kadaresë dhe të mijra banorëve më demaskoj si armik të betuar dhe të pa ndreqshëm të partisë – ay si shkak për këto kish marrë letrën që unë i dërgonja Ismailit – i cili siç tha shoku Piro i kishte dorëzuar në komitet – duke ngritur lart vigjilencën e shokut Ismail Kadareja.

Ç’farë nuk më ngarkoi në atë konferencë shoku Piro. Si komplotiste, armik i betuar që don të rrëzojë pushtetin popullor, si grua imorale (ndërsa unë në Berat për 4 vjet s’kisha shëtitur veç se me Mitan dhe fëmijët e saj). Shoku Enver, Se ç’farë u bë në atë konferencë unë s’jam në gjendje me pak fjalë tu a përshkruaj. Përfytyrojeni një çast masën e revoltuar nga fjalët e shokut Piro – Unë për ta isha një armik i betuar. Dhe vetëm një zemër e kalitur me dashurinë e madhe ndaj Partisë dhe besimi tek ajo mund t’i rezistonte. Zëri im kumboi atje me sa fuqi që pata – Jo, unë një herë e kam tradhtuar partinë, të dytën herë nuk e tradhëtoj – Por shoku Piro me letër në dorë vazhdonte – dhe kur unë i thashë se ato janë vetëm skica letrare – realiteti s’është ay – ay me zemërim i tha masës: E shihni e ndroj pllakën, qenkan skica letrare.

Unë jam dakord që Dhora Lekën ta dërgojmë në burg, bëni me atë ç’të doni. E vështrova n’at çast shokun Piro dhe në kujtesën time u projektua ngjarja në Kelment kur shoku Piro dezertoj nga pozicioni – Jo – shokun Piro shokët at’here nuk të pushkatuan por të dhanë dorën. Dhe dora e fuqishme e Partisë e dhënë në çastin vendimtar e kishte bërë atë ushtar sërisht të Partisë dhe ay sot ishte Sekretar i Irë në Berat. Ay fl iste me zjarr. Të njoh unë ty, tradhtare e ndyrë – Dhe unë shoku Piro të njoh ty shumë mirë i thashë, - dhe heshta ndërsa me mend unë përfytyronja ngjarjen e shëmtuar të Kelmentit – jo shoku Piro ju nuk më njihni aq sa duhet, dhe po veproni jo drejt me mua. Ju nuk e dini se sa zjarr e besnikëri mban ndrydhur në gji kjo Dhorë.

Por unë heshta – Nuk i takonte atij të dinte se unë kisha bërë një lëvizja të gabuar si bashkëpunëtore e organeve të Sigurimit – rezultat i të cilës ishte ajo letër që ay tundëte në dorë. E midis fyerjeve sharjeve dhe të shtyrave më shpunë në degën e Brendshme e më plasën në birucë – kërkova shokun Siri që të më sqaronte ç’qe kjo që ndodhi por ay nuk ardhi, veç se të nesërmen në mëngjes më komunikoj se isha internuar në sektorin Seman Fier, më vunë në gaz – e si më porositi të mos bisedoj me asnjë person rreth lidhjeve të mija me organet e sigurimit më nisën. Pas dy tre ditësh nga sektori unë i dërgova në Tiranë një letër sqaruese shokut Filat Muço dhe porosija e parë që lusnja ishte tu njoftonin juve shoku Enver se Dhora, edhe mbas kësaj skene të shëmtuar është e vendosur deri në vdekje për çështjen e Partisë.

Shoku Enver! A kishte mundësi të ishte evituar e gjithë kjo katastrofë? Sigurisht që po. Dhe shokut Filat si person zyrtar që mbanja lidhjet i shkrojta që kjo mund të qe evituar. Shoku Piro, e sidomos shoku Siri (që i dinte marrëdhëniet e mija me Sigurimin e Shtetit) të më kishin thirrur në Komitetin e Partisë në prezencë të Ismailit, të më kishin qortuar dhe këshilluar duke e shtruar që kjo ishte hera e fundit që Partia po më jepte dorën. Kështu që shoku Ismail do kishte mbetur i kënaqur që denoncimi i tij u muar parasysh – por Partia edhe kësaj here po tregohet mëmë – A nuk isha unë në fakt ushtar i heshtur i Partisë? Pak kisha sakrifi kuar për kompozimin e operas? Por kjo rrugë nuk u ndoq. Në favor të kujt shkoj gjithë kjo? A nuk do ish më mirë që pikërisht kjo Dhorë që më 1956 e tradhtoj Partinë sot më 1967 po i këndon me besnikëri Partisë?

Do fl iste vetë zjarri që kishte shpërthim në kompozimin e operës. Ky do të ishte një grusht për Moskën e Beogradin që akoma shpresojnë të gjejnë tek Dhora personin e tyre – Unë bëj një pikëpyetje: Mos vallë nuk i ka leverdisur ndokujt që Dhora të jetë sërish ushtar dhe këngëtar i Partisë dhe e zhytën me dashje në llumin e tradhtisë? Fjala ime e fundit shoku Enver është: Unë e dua Partinë dhe s’ka forcë në botë që të më largojë sado pak nga rruga e saj. Unë i takoj Partisë dhe ushtar i heshtur qëndroj këtu në një barangë kompesatoje, midis hajdutëve, matrapazëve, vajzave rrugaçe. Në drasë kam vënë portretin e Zonjës Çurre – dhe nuk do ta lë të pluroset as pianoforten t’ime rrangallë që qëndron në gatishmëri t’i japë jetë operës s’ime të dytë “Bija e Partisë”. Dhe tashi që ja u shkrojta të gjitha shoku Enver u lehtësova – shumë ju lus të më njoftoni që letra ju ra në dorë – Po përfundoj.

Me besnikëri Dhora Leka
Sektori Seman
11 qershor 1967

Shkrimi u publikua sot 24 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit