TIRANE-Një fëmijë 13-vjeç është zhdukur nga banesa mbrëmjen e djeshme, ndërsa në shtëpi kishte lënë një letër, në të cilën shkruante se po luante lojën “Balena Blu”.
 
Pas marrjes së letrës, familja është drejtuar për në polici për të kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit.
 
Disa orë pas largimit, 13-vjeçari është gjetur te disa shokë të tij, ndërsa përsa i përket letrës së kishte lënë në banesë para se të largohej deklaroi se e kishte bërë me qëllim për të frikësuar nënën.
 
Nga Gjirokastra në Korçë dhe Shkodër në muajin e fundit janë parandaluar disa raste, teksa disa adoleshentë luanin lojën vdekjeprurëse “Balena Blu”.

Njoftimi i policisë
Më datë 01.07.2017, shtetësia M.N, vjeç 46 banuese në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa djali i mitur J.N, vjeç 13, i cili kishte lënë një letër ku shkruhej se kishte luajtur një lojë në internet, pasi u gjet  kallëzon se nuk e luante këtë lojë, por kishte dashur të frikësonte nënën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.



dy.b/shqiptarja.com