Berisha hodhi dje idenë e organizimit pas zgjedhjeve të një referendumi popullor për tre ligjet e pavotuara të paketës së statusit. Kushdo që e merr seriozisht këtë njoftim do të ndihej i befasuar dhe i çuditur. Së pari, sepse çeshtja e mosvotimit të tre ligjeve të mbetura është kaq e njohur, kaq e debatuar dhe kaq e ndjeshme për publikun shqiptar sa, nëse nuk zgjjidhet deri në fund të legjislaturës, zgjedhjet politike të 23 qershorit do të japin një verdik popullor edhe për të.
Ç’kuptim ka në këtë kontekst një referendum pas zgjedhjeve për një çeshtje të gjykuar nga zgjedhësit? Asnjë kuptim. Së dyti, ngërçi i krijuar për tre ligjet, për vetë natyrën e tij, zgjidhet më mirë me zgjedhje. Kurse me referendum nuk e di as si do të shtrohej, pasi referendumi politik, si rregull , kërkon nga publiku të shprehet me votë “po” ose “jo” për një temë a për një ligj ku palët politike kanë pikpamje të kundërta. Për tre ligjet PS nuk ka thënë se është kundër, por e ka lidhur votimin e tyre në Kuvend me zgjidhjen e problemit të krijuar në këshillin e qarkut të Fierit. PS ka shkuar me mendimin se kishte në dorë një . kartë për ta detyruar qeverinë të respektonte ligjin dhe vullnetin e zgjedhesve në qarkun e Fierit: kartën e statusit.
Qeveria, nga ana e saj, e ka parë çeshtjen e Fierit si casus belli të opozitës për të mos i mundësuar asaj një bonus europian në prag të zgjedhjeve politike, siç mund të ishte statusi i vendit kandidat në BE. Rebusi i krijuar është realisht i madh, plot pikpyetje dhe kundërpikpyetje çarmatosese, që flasin për rënien në mjergullim dhe meskinitet të politikës që bëhët në Tiranë. Në fakt nuk shoh asnjë mundësi që përgjigja për këtë lloj rebusi të mund të merret nga një referendum. Për arsyen e thjeshtë se nuk mund të shtrohet; tre ligjet nuk kanë kundërshtarë, siç nuk kishte heqja e imunitetit, për të cilin Berisha pat hedhur vitin e kaluar idenë e mbajtjes së një referendumi.
Por rebusi në fjalë mund të shtrohet në zgjedhje, si çeshtje politike, domethënë, kush e ka përgjegjesinë për mosmarrjen për të tretin vit radhazi nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat në BE. Kam përshtypjen se kryeminsitri e ka hedhur idenë e referendumit për tre ligjet pikërisht për të sjellë në vememendjen e demokratëve dhe publikut një çeshtje politike prej së cilës do të tentojë të përfitojë elektoralisht.
Pra e ka hedhur për tani dhe jo për më vonë. E ka hedhur për të rreshtuar zgjedhësit e 23 qershorit. Bashkë me Ilir Metën, që po flet shpesh për tre ligjet, Berisha ka parë në këtë pikë një mundësi reale për ta vënë në vështirësi opozitën, duke e akuzuar si shkaktaren e refuzimit të statusit nga Brukseli dhe si të dyzuar (për të përdorur një shprehje shumë të butë) në orjentimin e saj europianist. Natyrisht, ka patur e ka gjithnjë plot kundërthënie në retorikën europianiste te kryeministrit.
Fjala vjen, nëse ka siguri dhe bindje se marrja e statusit varet nga votimi i tre ligjeve, pse nuk lëshon qeveria në Fier, aq me tepër kur dihet se zgjedhjet në atë qark i ka fituar opozita? Si mund të sakrifikohet një gjë aq e madhe si statusi për ambiciet e vogla të disa militantëve vendorë, që kanë bërë allishverishe me votat e zgjedhësve? Argumenentat dhe kundërargumentet për këtë çeshtje janë të tashmë njohura, pasi janë shkëmbyer e përplasur disa herë në media dhe në foltoret e shumta të politikës.
Aktualisht, ndërsa jemi para faktit të kryer se statusi na është refuzuar edhe për shkak të mosvotimit të tre ligjeve dhe Brukseli ka qenë në përgjithësi evaziv në lidhje me arsyet e plota të refuzimit , argumentet e opozitës për këtë çeshtje po e humbin forcën që kishin. Qeveria ka parë këtu një koridor sulmi kundër saj.
Është ironike dhe e trishtueshme padyshim të shohësh të akuzohet si shkaktare e bllokimit të statusit një opozitë që ka qenë protagoniste e procesit të integrimit, sidomos nga vjeshta e vitit 2011 deri në vjeshtën e vitit 2012. Kjo opozitë ka ecur me parimin se për integrimin duhet të sillemi si qeveri dhe kjo është një qasje e drejtë në të gjitha pikpamjet. Opozita duhet të ruajë këtë linjë. Një koalicion partish që kërkon dhe premton vendosjen e shtetit ligjor e ka në favor çdo lajm të mirë nga fronti i integrimit.
Por gjithë ky investim rrezikon të hajë goditje ngjitëse nëse nënvleresohet politika agresive e krerëve të shumicës për ta bërë opozitën kokë turku për dështimin e statusit. Peticioni i punojësve buxhetorë, si formë e vjetër e stilit enverist, është në thelb pjesë e kësaj politike. A mos mendon kush se me këtë peticion shumica kërkon t'i mbushë mendjen Ramës të votojë ligjet? Po të ishte kështu, do të kishin gjetur një formë tjetër dhe do të kishin shkruar me një gjuhë tjetër. Qëllimi i ideatorëve dhe realizuesve të peticionit është parasëgjithash të nervozojnë dhe neverisin opozitën.
Që kjo të mos i votojë ligjet dhe qeveria të mund të përfitojë elektoralisht nga kjo gjë, duke e ditur se publiku shqiptar,e dhe pse i mbërthyer nga njëmijë halle, vazhdon të jetë shumë i ndjeshëm për Europën.
Jo thjesht për këtë shkak, por parasëgjithash në emër të vizionit europianist, opozita, tani që u pa se kushti taktik nuk fuksionoi dhe as Fieri nuk po zgjidhet dhe as statusi nuk po merret, duhet ta rishikojë ndërvartësinë e tre ligjeve nga zgjidhja e ngërçit të Fierit. Pra ta bëjë nul edhe referendumin e dytë pa kundërshtarë të kryeministrit.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 29 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com