Kompania e madhë telefonike Samsung ka projektuar modelin më të ri “Samsung Galaxy Tab 3”.
Bëhet fjalë për një kompjuter tablo me ekran 7 inç, por me dizajn më të bukur dhe me funksione të përmirësuara në krahasim me modelin paraprak.
Ky version do të konkurojë me modelet iPad Mini dhe Nexus 7.
Një nga risitë e Tab 3 është fakti që ai është më i hollë dhe me harduerë më të fuqishëm.
Ky version vjen me 8 ose 16 GB memorie të brendshme, përveç memories shtesë 64 GB.
Kjo pajisje e re siguron hapësirë të mjaftueshme për ruajtjen e fotove, videove, muzikës, aplikacioneve e shumë gjëra të tjera.
Kamera me rezolucion 3MP si dhe web-kamerën 1.3 MP, ofron mundësi të shumta për të regjistruar aspekte të ndryshme gjatë jetës së përditshme me një cilësi të mrekullueshme.
Duhet përmendur se sistemi i tij operues është ai Android 4,1 Jelly Bean, ndërsa nuk duhet harruar as mundësinë e lidhjes Wi-Fi dhe Bluetooth.
"Galaxy Tab 3" në treg do të jetë brenda javës për të gjithë të apasionuarit pas kësaj marke.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com