Kompania “Samsung” ka mbyllur trimestrin e tretë me një rekord prej 7,3 miliardë dollarësh. Kjo shifër rezulton sa dyfishi i asaj të vitit të kaluar.

Ndikuese për këto shifra ka qenë shitja e televizorëve dhe smartphonë-ve të serisë Galaxy, të cilat kanë kompensuar kërkesën jo shumë të lartë të ekraneve dhe çipeve nga ana e kompanisë “Apple”.

Kjo kompani nuk është vetëm rivale e “Samsung” por në të njëjtën kohë edhe kliente e saj, ndërkohë që midis tyre ka mosmarrëveshje të ndryshme.

(xh.k/shqiptarja.com)