KORÇË - Një 17-vjeçare nga Korça u arrestua nga policia pasi bënte blerje në dyqane me euro false. Vajza me inicialet K.R u denoncua nga një 29-vjeçar shitës në një dyqan rrobash, ku 17-vjeçarja kishte blerë një palë xhinse me një kartëmonedhë 100 euro false.

Policia thotë se materialet procedurale ia ka kaluar Prokurorisë së Korçës për veprën penale “falsifikim i monedhave”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)