Shkencëtarët australianë kanë zbuluar një pajisje të re për të kontrolluar orën e trupit. Syzet e cuditshme që lëshojnë dritë jeshile, ndihmojnë njerëzit dhe më tepër adoleshentët për të kuptuar se kur është ora për të fjetur gjumë.

Shkencëtari Leon Lack, tha se kjo pajisje stimulon një pjesë të trurit përgjegjës për rregullimin e orës së trupit.

Shkencëtarët sugjerojnë që njerëzit ti mbajnë këto syza për 3 ditë me rradhë, 50 minuta çdo ditë pasi zgjohen në mëngjes, për të çuar përpara orën e trupit në mënyrë që kur të flenë gjumë të zgjohen më shprejt.

Në qoftë se dëshironi që të flini më shumë, vendosini syzat 50 minuta përpara se të shtriheni në krevat në mënyrë që ato të vonojnë orën tuaj të trupit.

Shkencëtarët kanë shprenzur plot 25 vjet për të shpikur këtë pajisje.

(v.gj/shqiptarja.com)