“Targat” arrestohen tre 3 persona
akozohen për korrupsion pasiv

Tre punonjës të Drejtorisë së Targave dhe Patentave kanë rënë në pranga të policisë së Tiranës, të akuzuar për korrupsion.  
 
Seksioni Kundër Korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin për Korrupsionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit,  në operacionin “Targat”,kanë arrestuar : Altin Shehu, 29 vjec, banues në Tiranë, me detyrë punonjës pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Trasportit Rrugor Tiranë, në Sektorin e Kontrollit Fizik të Automjetit;  Feride Kateshi, 43 vjec, banues në Tiranë, me detyrë punonjëse pranë një Kompanie Sigurimi ndërsa u procedua në gjëndje të lirë  shtetasi Kastriot.R, 41 vjec, banues në Tiranë, me detyrë punonjës pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Trasportit Rrugorë Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet se përgjatë ushtrimit të detyrës kanë abuzuar, në drejtim të targimit të mjete kundrejt një përfitimi  në prej 50. 000 deri ne 80.000 lekësh. Gjatë arrestimit  u sekustruan në cilësinë e proves materiale shuma e parave prej 200.000 mijë lekësh si dhe 500 euro.
 
Arrestimi i tyre u bë në funksion të një procedimi i regjistruar rreth 6 muaj më parë për  veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259 dhe 25 te Kodit Penal.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i Keq/ Në Mirditë bora bllokon rrugët e fshatrave të thella! Akset kombëtare të kalueshme por me zinxhirë! Në Durrës pezullohet lundrimi i trageteve

Moti i Keq/ Në Mirditë bora bllokon rrugët e fshatrave të thella! Akset kombëtare të kalueshme por me zinxhirë! Në Durrës pezullohet lundrimi i trageteve