“Të dorëhiqet Tahiri!" PD dy
ditë me të njëjtat akuza dhe foto 

“Të dorëhiqet Tahiri!ditë me të njëjtat akuza dhe foto ">
TIRANE - Prej 35 ditësh Partia Demokratike akuzon ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri për lidhje me botën e krimit dhe i kërkon atij dorëheqjen nga ky post për tu përballur me drejtësinë. Por duket se opozitës i kanë mbaruar akuzat, dhe ndaj këtë të martë, PD ka dalë me të njëjtin denoncim kundër ministrit: Lidhjen e kushërinjve të tij me shefin e kufirit në Dhërmi. Me të njëjtat foto të publikuara edhe më parë në deklaratat e përditshme nga selia blu, edhe sot deputeti Luciano Bosi akuzoi se shefi i kufirit në Dhermi po bashkëpunon me Ministrin Tahiri, për të transportuar drogën nga Vlora drejt Italisë..

Shefi i kufirit të Dhërmiut, ai që e ka për detyrë të ruajë territorin ku magazinohet e transportohet droga për në Itali, shfaqet në lidhje shumë të ngushtë me Habilajt, me kushërinjtë e ministrit. Pra Tahiri jo vetëm u ka dhënë makinën e tij, u ka dhënë garanci e mbrojtje, por ka vënë pikat kyce të policisë në shërbim të plotë të bandës.Teksa punonjësit e ndershëm të policisë së shtetit luftojnë me krimin, sakrifikojnë dhe jetën, ministri i tyre bën pazare me krimin, u krijon lehtësi bandave, është pjesë e tyre” tha Boci.

Akuzat e njejta nga Enkelejd Alibeaj

Deklarata e plotë e PD-së:

Prej 35 ditësh, Saimir Tahiri është nën akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës, nën akuzën e bashkëpunimit e krijimit të lehtësive për bandën e narkotikëve në Vlorë.
Kemi një ministër të brendshëm që jo vetëm ka humbur legjitimitetin, por që po bëhet barrë e papërballueshme për vendin, pasi skandali i tij është ndërkombëtarizuar.
Sikur të mos mjaftojnë provat e dëshmitë e oficerit Zagani, për lidhjet e Tahirit me grupet e narkotrafikut që ai vëzhgonte kur ishte në detyrë, çdo ditë dalin lidhje të tjera, fakte të reja të kapjes, inkriminimit të policisë, nën drejtimin e Tahirit.

Shefi i kufirit të Dhërmiut, ai që e ka për detyrë të ruajë territorin ku magazinohet e transportohet droga për në Itali, shfaqet në lidhje shumë të ngushtë me Habilajt, me kushërinjtë e ministrit.

Pra Tahiri jo vetëm u ka dhënë makinën e tij, u ka dhënë garanci e mbrojtje, por ka vënë pikat kyce të policisë në shërbim të plotë të bandës.
Teksa punonjësit e ndershëm të policisë së shtetit luftojnë me krimin, sakrifikojnë dhe jetën, ministri i tyre bën pazare me krimin, u krijon lehtësi bandave, është pjesë e tyre.
Ky inkriminim zmadhohet çdo ditë, sa më shumë qendron në detyrë Saimir Tahiri.

Qëndrimi në detyrë i Tahirit, një orë më shumë, është një provokim i padurueshëm që i bëhet qytetarëve të vendit, është nxitje e krimit e trafikut të drogës.
Kjo duhet të marrë fund.

Saimir Tahiri duhet të largohet nga detyra, e të hetohet për përfshirjen e tij në trafikun e drogës.

habilaj
habilaj

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt