Përmetarët edhe pse janë njerëz shume punëtore dhe falë natyrës së pasur e klimës së mrekullueshme mund të kenë prodhime të bollshme që nga në pemët, blegtoria e bujqësia, nuk i kanë shpëtuar manisë së fitimeve të paligjshme.
Vitet e fundit ata kanë lënë mënjanë punët e dobishme duke kultivuar edhe hashash. Për hir të kësaj lakmie ata kanë harruar madje edhe adhurimin ndaj shenjtorëve të betkashinjve, besim të cilit i përkasin, dhe kanë nisur t’i falen e t’i luten bimës “mëkatare”.
Nëse më parë këta banorë të Këlcyrës, rrethi i Përmetit, këndonin për shenjtorin Baba Ali, tashmë kanë nisur një tjetër avaz, dhe i këndojnë “Baba Hashashit”.
Kjo këngë e kënduar nga të rinjtë e Këlcyrës, të cilët e kanë postuar edhe në faqen e Facebook i është dedikuar tërësisht hashashit.
Kënga nis me adhurim ndaj kësaj bime, që nga mbjellja, rritja masive që sicç shihet në video u ka zënë vendin bimëve të mrekullueshme medicinale, si sherebelit, çajit te malit e trëndelinës së trashëguar në qindra shekuj në këto troje.
Kënga përfundon si një tragjedi vajtuese, që këta banorë nuk i kanë fituar dot “dengjet” me para, se ua sekuestroi policia hashashin.
Në këtë këngë nuk ka asnjë brerje ndërgjegjeje, asnjë shenjë keqardhjeje për pasojat që ka kjo tregti e paligjshme. Thua ta kenë pirë edhe vetë bimën që mbjellin….?!
/Shqiptarja.com