SHBA- BBC FUTURE parashikon që jeta është e mundur edhe nën ujë. Për ta dëshmuar këtë është marrë edhe zhytës që ka jetuar nën ujë para 10 vitesh dhe tani e risjell përvojën e vet për lexuesit përmes kujtimeve.

Natën e parë kur Deron Burkepile e kaloi nën ujë ishte mbi 10 vjet më parë, por kujtimet e tij janë ende të freskëta në mendjen e tij.
Momentin e parë të nisjes së tij dyjavore për t’u zhytur nën ujë, ai e kujton si momentin më special të të gjitha ngjarjeve të jetës së tij.

“Momentin kur do bëhesha gati për t’u zhytur në ujë, mendova:"waw nuk do ta shikojë diellin për dy javë radhazi”.
Ai përshkruan momentet e zhytjes si një ndër eksperiencat më të bukura dhe më të veçanta.

Ai tregon se në zhytjen e tij të parë mban mend se, “errësira sa vinte e shtohej mes përhumbjes së tij në thellësinë detare. Ndërsa dielli zhdukej përherë e më shumë sapo ndjente që trupi i tij zhytej gjithmonë e më shumë. “Është vetëm një nga përvojat speciale nënujore që unë kam pasur ndonjëherë."

" Ideja nënujore” është sjellë shpesh si një zgjedhje e mundshme për njerëzimin në raste katastrofash natyrore ose për të shmangur mbi popullimin në tokë.
Sfidat e së ardhmes janë planet për ndërtimin e disa hoteleve. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve të shkencëtarëve, çdo moment i jetës njerëzore nën ujë apo në hapësirë do të bëhet normalitet.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com