Katër miq nga Milano kanë ndërmarrë një projekt interesant që quhet “Unaza e përqafimit”.

Ideja ka qenë e njërit prej tyre, Robertos, i cili kishte një qen bulldog anglez dhe i vdiq.

Projekti parashikon që të dizenjojë 28 qen në unaza me qëllim që njerëzit të kenë gjithmonë me vete “njeriun me katër këmbë “ të dashur me vete.

roberto

Në qershor, katër miqtë kanë planifikuar që të ikin në Tokyo për të shfaqur projektin e tyre publikisht.

Ata kanë zgjedhur ta quajnë “unaza e përqafimit” pasi unaza duket sikur e përqafon gishtin.

Këta të rinj kanë ditur të kthejnë pasionin për qentë në art.