450 tableta janë vënë në dispozicion të fëmijëve me probleme dëgjimi duke patur një program të përsonalizuar për lehtësimin e procesit të mësimdhënies.
Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito dhe ambasadori Italian Massimo Gaiani ishin sot në Institutin Kombëtar të fëmjiëve me probleme dëgjimin për fillimin e projektit "Unë mësoj".
“Është e rëndësishme që të gjithë ju të integroheni në shoqëri në mënyrë të barabartë me të gjithë bashkëmoshatarët tuaj dhe kjo qeveri me anë të këtij projekti tregon përkujdesjen e jashtëzakonshme që kemi për grupet në nevoj.Kam besim se me anë të projektit dhe teknologjisë inovative jemi duke ofruar sot mundësitë e munguara për fëmijët me probleme dëgjimi për të mësuar dhe komunikuar mes njëri tjetrit dhe për të garantuar të drejtën e informimit për të gjithë” deklaroi ministrja Harito.
“Jam i kënaqur për realizimin e këtij projekti që do të ndihmojë në përfshirjen e fëmijëve që nuk dëgjojne në jetën normale, duke shpresuar se këto pajisje moderne do ndihmojnë zhvillimin e tyre madje dhe të folurën. Falenderoj Ministrinë e Inovacionit dhe Drejtorinë e Shkollës që propozuan këtë projekt për programin italo-shqiptar të konvertimit të borxhit për zhvillim”, deklaroi ambasadori italian Massimo Gaiani.
Një program kompjuterik i specializuar do të zhvillohet për të siguruar komunikimin nëpërmjet gjuhës së shenjave me synim për të shmangur vështirësitë e komunikimit me mësuesit apo nxënësit e tjerë pa probleme dëgjimi.
Projekti propozon ngritjen e një platforme e-learning, e cila do të integrojë alfabetin multimedialdaktilografik dhe fjalorin e gjuhës së shenjave të plotësuar edhe me përkthimin përkatës në gjuhën e folur. Platforma do të përfshijë gjithashtu programe, leksione për përdorimin e gjuhës së shenjave, si dhe ushtrime të posaçme për këta nxënës për një periudhë 24 muajore.
“I Learn/ Unë Mësoj” është fryt i një bashkëpunimi të sukseshëm mes partnerëve si Ministira e Inovacionit dhe Administratës Publike, Ministria e Financave, Ambasadës Italiane, Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë, Shoqata KombëtareShqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë dhe organizata italiane CESTAS. Ky projekt u përzgjodh fitues së bashku me 12 të tjerë, nga një total prej 96 aplikuesish fillestarë.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO