“Videofesti Muzikor” zbulohen nominimet

“Videofesti Muzikor” zbulohen nominimet
Ngjarja më e rëndësishme e muzikës në Kosovë, “Videofesti Muzikor” do të mbajë javën e ardhshme galanë e madhe në Gjakovë. 13 qershori, është vendosur nga produksioni si dita e ndarjes së çmimeve.

“Videofesti” veç kompeticionit muzikor, me vitet është shndërruar edhe në eventin më glamuroz, ku personazhet publike e marrin vërtet seriozisht tapetin e kuq. 17 janë kategoritë ku këngëtarët do të konkurrojnë mes njëri-tjetrit.

Ndër emrat konkurrentë ato që bien më shumë në sy janë: Era Istrefi , Leonora Jakupi, Dafina Zeqiri, Elvana Gjata, Tuna, Ledri Vula, Jonida Maliqi etj. Gara për çmimin e madh u takon Leonorës, Tunës, Erës dhe Ledrit.

Veç çmimeve produksioni i këtij festivali ka menduar edhe për performance speciale, të cilat do të vijnë të realizuara nga artistët më in’ të momentit. Po deri të premten e ardhshme, kur do të zbulojmë edhe emrin e fituesit bashkë me gjithë surprizat që mbart ky kompeticion, po ju lëmë të zbuloni nominimet të gjitha kategoritë.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)