“Viluni”, në Gjykatë mungon Pllanaj
që u fsheh tek makina e M.Frrokut
PDF/ Njoftimi zyrtar i Prokurorisë
Përfundojnë hetimet për 7 të arrestuarit e trafikut të drogës nga Lugina e Vilunti drej Italisë, rrjet trafiku në të cilin u përfol dhe përfshirja e dy deputetëve të parlamentit. Bardhok Pllanaj një prej të shpallurve në kërkim mundi ti shpëtoj arrestimit, ndërsa raporti i shërbimit të oficerëve antodrogë në terren zbuloi se ai u fsheh në automjetin e deputetit Mark Frroku.
Një vit pas përfundimit të operacionit antidrogë koduar “Laguna e Vilunit” në të cilin u përfol se ishin përfshirë dhe deputet të parlamentit shqiptarë prokuroria mbyll hetimet për 7 të arrestuarit dhe kërkon nga gjykata dënimin e tyre.
Në listën e personave për të cilët është mbyllur hetimi mungon
Bardhok Pllanaj tashmë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia. Më 30 shtator të një viti më parë policia do të prangoste 7 persona mes tyre, Mikel Hoxha i cili perdor dhe emrin (Ermal Mehmeti), Indrit Rraja, Ervis Sulo, Leonidha Dhimojani i njohur dhe me emrin (Robert Abazi), Mirjan Vitaj, Alfred Syli dhe Kristian Çokaj.Këta shtetas janë në akuzë për trafik narkotikësh kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë dhe gjykimi i tyre do të bëhet në gjykatën e krimeve të rënda.
Akuzat për përfshirjen e deputetëve në trafikAsokohe në media u përfol se Pllanaj mundi ti shpëtoj arrestimit pasi u fut në automjetin Audi A8 me targë AA 827 GX në pronësi të deputeti Mark Frroku. Vetë Frroku e mohoi këtë akuzë duke deklaruar se skishte asnjë lidhje dhe në mjetin e tij ska patur asnjëherë të fsehur trafikant.
Por ç’farë ndodhi me operacionin Laguna Vilunit?Rreth orës 21:00 më 30 shtator policia kufitare dhe guardia di finanza në zonën e njohir si “Rana e Hedhur” identifikoi disa persona të cilët nga një skaf po hidhnin në det disa çanta të zeza. Këto çanta pas ndërhyrjes së policisë rezulton të mbushura me cannabis sativa me një peshë në 780 kg.
Po ashtu në këtë operacion u sekuestrua dhe skafi që përdorej nga trafikantët për të dërguar drogën e prodhuar në malësin e shkodrës drejt italisë, si dhe u shpallën në kërkim 5 persona mes tyre dhe Bardhok Pllanaj që mundi ti shpëtoj prangosjes.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
37.5%
-
I keq
25%
-
As i mirë as i keq
37.5%
Vota total: 8
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentat në Shkodër, qëllohet 4 herë nga një makinë në lëvizje drejt kushëririt të ‘kumbarit të drogës’ Bardhok Pllanaj, i ekzekutuar një vit më parë
30 Prill 2022, 22:16
-
Ekzekutimi i Bardhok Pllanajt në Shkodër, dy makina vëzhgonin lëvizjet e tij! 30 kamera sigurie të sekuestruara për identifikimin e autorëve
7 Prill 2021, 16:46
-
Vrasja e Bardhok Pllanajt në Shkodër/Momenti kur vrasësit ndjekin 'kumbarin' e drogës pak para ekzekutimit! Makina e autorëve e vjedhur para 1 viti në Tiranë, i ndërruan targat
6 Prill 2021, 10:33
-
U qëllua me mbi 30 plumba në trup afër shtëpisë, Report Tv siguron videon e ekzekutimit të 'Kumbarit' të Shkodrës Bardhok Pllanaj
5 Prill 2021, 19:35
-
Ekzekutimi i Pllanajt në Shkodër/ Autorët i bënë pritë afër shtëpisë, e qëlluan në lëvizje për rreth 150 metra, mori 30 plumba në trup! FOTO nga makina e bërë 'shoshë'
5 Prill 2021, 09:43
-
Ekzekutohet duke lëvizur me makinë biznesmeni Bardhok Pllanaj i njohur si 'Kumbari' i Shkodrës! Mbi të u zbrazën 40 plumba! Gjendet mjeti i djegur dhe 2 armët e atentatorit
4 Prill 2021, 21:25
-
OFL i vihet pas pasurive të 'Kumbarit të Shkodrës' me pallat 2 mln €...dhe të dënuarit për kokainë 400 mln € në Gjermani (VIDEO)
10 Shkurt 2020, 11:03