Një nga rrjetet më të ndjekura në internet “You Tube” mund të bëhet me pagesë.

Brenda kësaj jave pritet që ndjekja e videove në “You Tube” të bëhet kundrejt një pagese që duhet të japin klientët, specifikisht mbi disa video me përmbajtje të veçanta.

Sipas “Financial Times”, mësohet nga burime brenda “Youtube”, se një abonim mujor në faqe do të jetë prej 1.99 dollarë, e do të lejojë shikimin deri të 50 kanaleve të posaçëm brenda rrjetit.

Ky rregull i ri ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së bujshme të përdoruesëve të “You Tube”, të cilët mund të administronin një faqe sipas dëshirës pa asnjë pagesë.


Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)