Ndonëse ligji nuk e parashikon një gjë të tillë, KQZ vendosi në unanimitet që për të krijuar transparencë të plotë të procesit tu jepet kjo hapësirë vëzhguesve zgjedhjeve të 25 qershorit.
Ndërkaq në përmbyllje të akreditimit të vëzhguesve nga shoqatat, mediat apo ambasadat e akredituara në Tiranë, administrate e KQZ bëri me dije se me 25 qershor KQZ ka akreditura gjithsej 5180 vëzhgues.
KQZ miratoi një sërë vëzhguesish që vinin kryesisht nga mediat edhe në këtë mbledhje të radhës.
dy.b/shqiptarja.com