Kancelarja Gjermane Angela Merkel feston sot 60 vjetorin e ditëlindjes, më në formë se kurrë më parë.

E pëlqyer në masë nga gjermanët, Merkel ka marrë një tortë nga fansat e saj ku përveç ditëlindjes urohej dhe për fitoren e Kupës së Botës.
angela merkel
Urimit mbi tortë i ishin shtuar dhe katër yjet që simbolizojnë katër kampionatet botërorë të futbollit të fituar nga skuadra kombëtare gjermane. 

Ditëlindja e “zonjës së hekurt” pritet të festohet në mbrëmje në një banket privat me mbi 1,000 të ftuar. 

Megjithatë, urimi i parë publik i është bërë nga një reporter gjerman gjatë konferencës së sotme në Bruksel.

angela merkel
Ai fillimisht i ka uruar ditëlindjen dhe më pas i ka kënduar këngën ‘Happy Birthday to you’. 

Kancelarja duket e emocionuar nga ky detaj dhe pasi e falënderoi reporterin për urimin e veçantë, tha se dhe kolegët pjesëmarrës në Samit, i kishin dhuruar buqeta me lule për këtë rast. 

angela merkel

Por vetëm pak minuta më vonë erdhi dhe një dedikim special nga Presidenti Francez, Francois Hollande, i cili duke i uruar një ditëlindje të bukur i dhuroi dhe një fanellë të skuadrës gjermane të futbollit, që ndryshe nga çka ajo mund të shpresonte, nuk kishte firmat e kampionëve të botës, por firmat e liderve Europianë. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com