Lë Amerikën pas 20 vitesh zhduket sapo mbërrin në Rinas! I ati nga studio e ’Pa Gjurmë’ përballet live me një telefonatë urgjente

Babai i një vajze 3 vjeçe Jetmir Shehu jetonte prej vitit 2000 në Chicago të Amerikës, bashkë me familjen e tij fitues të llotarisë Amerikane. Në vitin 2017 ai u njoh përmes rrjeteve sociale me Besianën, e cila kishte shkuar me vizë në Boston, tek e motra. Cifti kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, fryt i së cilës është dhe vajza e tyre 3-vjeçare. Ata u zhvendosën drejt Bostonit, në një shtëpi të marr me qira, ku Jetmiri ushtronte profesionin e tij si laborant mjekësor dhe Besiana si inxhinieri ndërtimi. Por nuk zgjati shumë dhe në pak kohë nisën mosmarrëveshjet në çift, mosmarrëveshje të cilat do të çonin drejt divorcit. Për shkak të pandemisë çështja mbeti pezull, ndërsa kjo ndarje, prej një viti edhe pse jo ende ligjërisht, u përjetua keq nga Jetmiri. Ai u kthye në shtëpinë e prindërve në Chicago nga ku kaloi një situatë të vështirë depresioni. Ky ishte momenti, kur ai vendos të kthehet në Shqipëri, dhe kur sistemi TIMS zbuloi se ai kishte hyrë më datë 19 qershor 2021, nga aeroporti i Rinasit. Prindërit e Jetmirit Gëzim dhe Mimoza Shehu mbërritën me urgjencë në Shqipëri, ndërsa bënë denoncimin në polici, si edhe një kërkesë pranë ambasadës amerikane në Tiranë, për humbjen e të birit. 

Ai ka mbërritur 12 vjeç ne Amerikë. Atje u shkollua për mjekësi dhe ishte student shumë i mirë. Kohët e fundit i thonte të ëmës se donte ikte ne Shqipëri. Ne kemi mësuar se ai ka mbërritur më datë 19 qershor të të këtij viti. Dhe dukej se ishte i përgatitur shpirtërisht për të bërë këtë hap. Unë kërkoj vetëm t’i dëgjoj zërin. Djali është i gjatë 1.76. Ai ishte një djalë perfekt. Nuk akuzoj dot askënd pa ndonjë bazë. Ai u kthye në gusht të vitit 2020 tek familja jonë në Chicago, kur u nda nga bashkeshortja dhe është baba i një vajze.


Familjarët kanë bërë të pamundurën për verifikuar çdo të dhënë të marr në mënyra të ndryshme, por deri më tani nuk kanë mundur të arrijnë në një informacion zyrtar. Verifikimet e bëra në rrugë operative nga policia në të gjitha hyrje-daljeve, tregojën se pas hyrjes në Shqipëri në qershor të 2021 Jetmiri nuk rezulton të ketë kaluar kufirin përgjatë këtyre 5 muajve, ç’ka dyshohet se ai ndodhet brenda territorit shqiptar. Në emisionin ‘Pa Gjurmë‘ në Report TV gjatë transmetimit live mbërritën një lumë informacione, që lokalizonin vendndodhje të ndryshme të të riut, i cili dyshohej se kishte përshkuar disa qytete, nga jugu në veri të vendit si në Sarandë fillimisht ku një zotëri pretendoi se e kishte takuar në një pikë të këmbimi valutor ku kishte thyer 100 dollarë. Në Shkodër gjithashtu dyshohet se ishte parë gjatë kësaj jave një person i ngjashëm me Jetmirin i shoqëruar nga një vajzë. Por dëshmia më e fundit, që mbërriti në minutat e fundit të transmetimit lokalizoi vendndodhjen e 32-vjeçarit pranë Terminalit të Kamzës në Tiranë. 

E kam parë mbrëmjen e djeshme, aty ku rri çdo natë tek Terminali i Kamzës. Madje kam biseduar me të dhe më ka treguar kartën si dhe pasaportën. Më ka pohuar se rri në Amerikë dhe është me origjinë nga Fieri-tha dëshmitari live 

Të dhënat që përcolli live ky dëshmitar bënë që bashkë me të në vendin ku dyshohet se është parë Jetmiri të nisej menjëherë edhe grupi i xhirimit, me shpresën se personi për të cilin bëhet fjalët të jetë pikërisht i humburi 32-vjeçari që po kërkohet në emisionin ‘Pa Gjurmë‘, në Report TV.

 

Emisioni i plotë

O.D./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja