I lamë pa kry do biseda, Bahri. I lam pa kry, por jo pa krye, se me ty shestimet dilnin shpesh në rrugë me krye, ndonëse të kandej mos me ja kryesu shtegun fjalëve, por me nigju.
“M’asht ba ves me mbajtë vesh. Me ndi ma s’shumti. Jam dialektolog oj Led” – më the njiherë te nji kafe e vockël ngjatë Lanës, pa shku n’Alidem, ku qemë ulë shpengushëm un, ti e Rita.
Gjuhësia ka me t’qenë detorëse jo veç për pasionin e punën (Kartoteka e Institutit të Gjuhësisë gëlon nga vjeljet e tua), po sidomos e sidomos për dinjitetin dhe t’folmen pa arra në gojë.
Janë do gjona që nuk do donim me i shkru. Ti kët libër tatin, e un kët lamtumirë me ty. Veçse njerëzit që kanë folë bashkë, kanë zhvillu kujtesën e tingujve. E kur njëri nga bashkëbiseduesit befas mungon, kujtesa e shndërron fill atë në tingull zëri e fjalësh e ndjesish. Ndoshta kujtesa e tingullit është mënyra që kanë gjetë njerëzit me qenë bashkë edhe kur s’janë më bashkë. Ndoshta ti e dije kët “sekret”, ndaj edhe zgjodhe me studju më së shumti tingujt e Shqipes së Folun lirshëm.
Lamtumirë, fonetikan Bahri Beci! Lamtumirë, dialektolog! Lamtumirë, sociolinguist! Gjithçka ishe, veç “akademiku” jo! Për fat nuk ishe, pavarësisht titujve që të mençmit pranojnë, për me e ndërru sistemin nga brenda.
Kam me t’kujtu e kam me t’përmend. Nji besim i lashtë thotë se njeriu rron si shpirt edhe në tokë e jo veç n’eter, rron në tokë thotë besimi për aq kohë sa të gjallët e kujtojnë dhe e përmendin.
T’qoftë e lehtë lëndina, t’buta të qofshin moti e stina!
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7429
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndahet nga jeta gjuhëtari i njohur Bahri Beci, i ati i Benet Becit! Anëtar i Akademisë së Shkencave në Shqipëri e Kosovë
20 Gusht 2023, 23:11
-
Auditi/ Si veproi ‘Arsimi’ për ‘shkrirjen’ e Akademisë së Studimeve Albanologjike! Shamku: Akademia e Shkencave s'i punëson dot studiuesit, s’ka ligj! Gjinushi: Do i shtojmë
29 Maj 2023, 18:53
-
Akademia e Shkencave përjashtoi Shamkun nga konferenca e drejtshkrimit? Këshilli organizativ i Prishtinës e përgënjeshtron: Shpifje
19 Nëntor 2022, 15:14
-
Vijon përplasja në distancë, studiuesja Ledi Shamku për kreun e Akademisë së Shkencave: Sovjetin Gjinushi e provova në kurriz
18 Nëntor 2022, 22:01
-
Vetëm 4 dhjeta në gjuhë-letërsi, Shamku: Nxënësit kanë probleme serioze me formulimin e mendimit! Gjuhëtarët të bëjne tekste më të thjeshta
28 Qershor 2022, 11:52
-
Benet Beci, bëje mirë, bëje vetë
19 Prill 2021, 14:36
-
‘Gjuhët e Parajsës’, Ledi Shamku: Teza për purizmin e shqipes, teza më antikombëtare (VIDEO)
7 Prill 2021, 17:11
-
Bahri Beci feston sot 85-vjetorin e lindjes. Gjuhëtari: E vërteta ime për shqipen në një botim!
6 Mars 2021, 16:52
-
Akademia e Shkencave, veprimtari shkencore në nder të gjuhëtarit të shquar, Bahri Becit! Promovohet studimi i tij i fundit
4 Mars 2021, 15:04
-
Ledi Shamku në Report Tv: Mësimi online të largojë çdo gjë të tepërt nga mësimdhënia! Nxënësit duhet të mësojnë pasionin për dijen
14 Shtator 2020, 13:44
-
Edhe njëherë për ty që nxë
13 Shtator 2020, 15:07