Ledi Shamku në Report Tv: Mësimi online të largojë çdo gjë të tepërt nga mësimdhënia! Nxënësit duhet të mësojnë pasionin për dijen

Studiuesja dhe pedagogia shqiptare në Itali, Ledi Shamku Shkreli e shikon me pozitivitet mësimin online. Për të mjafton që mësuesit dhe pedagogët të përcjellin emocionet për dijen gjatë mësimdhënies online dhe ia kanë arritur qëllimit të tyre. Për Ledi Shamkun kjo është e arritshme. Gjatë një interviste për Report Tv ajo tha se edhe nxënësit duhet ta shohin nga ana pozitive këtë mënyrë leksioni.

"Librat dhe leksione i kanë, gjithçka që mungon është transmetimi i pasionit dhe emocionit për dijen online. Unë mendoj se mund ta jap. Nxënësit janë më të mençur se ne kujtojmë. Në shumicën e leksioneve e formatojmë duke parë vështrime të studentëve, unë arrij të shoh në sytë e tyre nëse ka interes ajo që po them dhe po marr vëmendjen e tyre, apo po bëhem e bezdisshme, nuk e imagjinoj dot leksionin pa i parë studentët në sy. Më të vështirë mësimin online e kemi ne se nxënësit", tha Shamku.

Një tjetër gjë pozitive dhe që mund të sjellë ndryshime për mirë me mësimin online, për Shamkun është "largimi i barërave të këqija nga metodologjia e mësimdhënies". Shamku tha se kjo mënyrë mund të mundësoje dhe shpreson që të bëhet se çfarë është e tepër në gjithë këto shekuj didaktike le të largohet.

"Studentet nuk janë vazo për t'u mbushur por zjarre për t'u ndezur dhe këto mbushjet e vazove nuk funksionojnë online. Shkolla të jep dëshirën për dije dhe ku të kërkosh për dije dhe kjo jepet online, ndoshta ka ardhur kjo mundësi e mirë për të parë edhe një herë të gjithë përmbajtjen që u fusim nxënësve në kokë. A duhet t'u mësojmë formula përmendsh apo logjikën se si shkohet deri aty? Ka shekuj që është ky debat dhe kam përshtypjen se kjo situatë duhet të heq çdo gjë të tepërt që i bën nxënësit e varur nga dija dhe jo të kërkojnë dijen dhe logjikën. Çfarë  është e tepër në gjithë këto shekuj didaktik le të largohet", tha Ledi Shamku.

A do të munden fëmiejt e vegjël që u ulën ditën e sotme në banka të mos përqafohen me shokët e tyre? Kjo duket e vështirë, por Ledi Shamku tha se dhe këshillat e tepërta për t'u ruajtur apo shmangur shokëve janë të dëmshme. Shamku tha se kultura e distancimi social do të ndikojë globalisht në të gjithë kulturat që përqafimet e puthjet i kanë pjesë të kulturës së tyre.

"Sa i takon përqafimit e kemi pjesë të kulturës tonën dhe meqenëse ka rënë në mënyrë globale dhe pasojat mbi kulturat do të jenë globaliste. Duhet t'i ndërgjegjësohemi dhe të këshillojmë sidomos të vegjlit, por mos harronin çdo gjë e tepër bën dëm. Fëmija im filloi shkollën sot dhe ai ka shkuar me maskë. Edhe unë jap mësim në fakulteet dhe auditorët janë me numër të kufizuar dhe të pajisur me kamera që mund të ndjekin dhe leksionet nga shtëpi kush nuk ka mundësi të vij", tha Shamku.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja