Ditën e martë u organizua një konferencë për shtyp lidhur me Top Awards, ceremoninë e ndarjes së çmimeve të muzikës shqiptare. Të pranishëm për të folur dhe sqaruar gjithçka rreth këtij formati ishin producentja Lori Hoxha, udhëheqësi muzikor Alban Male, regjisori Ergys Lubonja dhe moderator për të fundit herë këtë vit, Ledion Liço.
Vetë Ledioni bëri me dije lajmin, duke thënë se ky do të jetë viti i fundit për të si prezantues, pasi në edicionet në vazhdim do të marrë përsipër rolin e autorit. ‘Këtë vit moderimin e spektaklit do ta bëj unë, në dalje shumë të rralla.
Vitin tjetër, mendimi i Lorit dhe i të gjithë stafit është që shfaqjen ta moderojë një artist. Kështu që, me keqardhje apo kënaqësi, ky do të jetë viti i fundit që unë moderoj Top Awards-in. Megjithatë, nuk i dihet se ndoshta në një të ardhme Lorin apo të tjerët mund t’i marrë malli të më shohin si prezantues’, shtoi me humor moderatori.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com