GJIROKASTËR - Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Gjirokastrës, pasi sipas kësaj të fundit, ai ka “ecur” me shpejtësi të madhe.
Ishte ora 11.30, thuhet në njoftimin e policisë, kur Ledion Shane, ka “ecur” me shpejtësi të madhe në rrugën “18 shtatori”.
Madje policia thotë se djalit i është bërë shenjë për të ndaluar, por ai ka vazhduar rrugën e tij pa e vrarë mendjen fare.
Më pas policia me ndihmën edhe të patrullës së përgjithshme e ka shoqëruar 25-vjeçarin në ambientet e komisariatit të Gjirokastrës.
I riu do të hetohet për veprën penale “ kundërshtim të punonjësit të policisë”.
Mirëpo, këtu ka diçka që nuk shkon. Policia harron të japë detajin kryesorë. Mjetin me të cilin po “ecte” me shpejtësi 25-vjeçari Ledion Shane.
I riu po ecte me makinë, motor, autobus, gomar, apo thjesht po bënte vrap për të mbajtur trupin në formë?
Duke pasur parasysh , faktorin e shpejtësisë së cilës i referohet Policia e Gjirokastrës, gjasat janë që ai të ketë “ecur me shpejtësi” me makinë.
Redaksia Online
(u.s/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com