Ledri Vula në një lidhje me vajzën
e ish-Prokurorit Theodhori Sollaku

Ledri Vula në një lidhje me vajzën<br />e ish-Prokurorit Theodhori Sollaku
Një nga meshkujt më të dëshiruar të muzikës shqiptare është padyshim Ledri Vula, që prej kohësh ve në rradhë të gjitha vajzat shqiptare e kosovare për foto e autografe.

Sidoqoftë rreperi mesa duket e ka bërë zgjedhjen e tij, pasi prej disa muajsh është në një lidhje me Adela Sollakun, vajzën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Theodhori Sollaku. Edhe pse nuk ka patur asnjë konfirmim zyrtar nga personat në fjalë, Adela ka postuar disa herë në Instagram foto që të çojnë të mendosh rreth një lidhjeje mes të dyve.

Gjithashtu bukuroshja nga Tirana është prezente në pjesën më të madhe të koncerteve që partneri i saj 'i dyshuar' realizon në kryeqytet e jo vetëm.

Sollaku ka mbështetur rreperin edhe gjatë fitores së tij në Top Fest nëpërmjet një postimi në Instagram me shkrimin: "Fituammmm!", ku e nënkupton që fitorja e Ledrit është edhe fitorja e saj (kështu funksionon në një marrëdhënie në çift apo jo?) 
adela sollaku
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar