9 ditë para fillimit të sesionit të ri parlamentar, deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste në Durrës në zgjedhjet e 25 prillit, Lefter Koka ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit. Lajmin e ka bërë me dije vetë Koka në një postim në rrjetet sociale ku falënderon votuesit dhe qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë për këto 2 dekada në rrugëtimin e tij politik.
Koka nuk bën të njohura arsyet e kësaj tërheqje nga politika, por thotë se sot është dita që rrugëtimin e tij politik ta vijojnë ata mijëra bashkëpunëtorë të tij, që e bën fitues për vite me radhë dhe se ardhmja u përket atyre. Koka shkruan se për këtë vendim tijin ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ashtu edhe Kuvendin e Shqipërisë.
‘2 dekada më parë me përgjegjësi të lartë publike, mora përsipër të garoja për të qenë zëri qytetarëve durrsakë. Në këtë rrugëtim plot sfida, suksese e padiskutim dhe dështime, pata fatin të dëshmoj fuqinë e besimit, si dhe dinjitetin e njerëzve që punojnë çdo ditë me ndershmëri dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë.
Në morinë e sfidave me të cilat ky rrugëtim të përball është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël. Sot është dita që rrugëtimin tim politik, ta vijojnë ata mijëra bashkëpunëtorë të mitë, që më bënë fitues për vite me rradhë dhe që mbase nuk kam mundur asnjëherë t’i falenderoj sa duhet. Sot, e ardhmja u përket atyre!
Me këtë vendim timin, është njohur institucionalisht si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ashtu edhe Kuvendi i Shqipërisë. Së fundmi, mirënjohje të madhe për mundësinë , besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm që më është dhënë t'i shërbej me përkushtim qytetit, vendit dhe njerëzve që dua! Shqipëria është padyshim sot një vend më i mirë se dje, është vendi plot dritë shprese që na përket të gjithëve.’- njofton Koka.
Ndërkohë karrigen e Lefter Koka në Kuvend do ta marrë Denis Deliu, për shkak se nga e gjithë pjesa tjetër e listës, ka marrë numrin më të lartë të votave. Partia Socialiste ka fituar 8 mandate në Qarkun e Durrësit, ndërkohë që Lefter Koka, i renditur i gjashti në listë ishte deputeti më i votuar me 9609 vota, pas kryeministrit Edi Rama.
Lefter Koka doli zyrtarisht në vitin 2019 kundër vendimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, partinë me të cilën ishte zgjedhur deputet, në 2017, për djegien e mandateve. Koka nuk u bashkua me deputetët e tjerë të LSI-së dhe atyre të PD-së. Deri në vitin 2019, Lefter Koka ishte deputet i LSI-së ndërsa ka shërbyer në qeverinë ‘Rama I’ edhe si ministër i Mjedisit. Në vitet 2003-2007 ai ka shërbyer edhe si kryebashkiak i Durrësit. Deri tani 5 deputetë kanë hequr dorë nga mandati, ende pa nisur sesioni i ri parlamentar i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021. I pari ishte Tom Doshi, me pas 2 deputetët e zgjedhur nga PS, Gramoz Ruçi, dhe Najada Çomo dhe një nga PD, Mark Marku.
Thonë qe Teri nuk ka nevoje per leke. Thonë
PërgjigjuPirdhni pirdhni,bravo Teri. Legjendë ke qen dhe legjendë je përsëri.
Përgjigjute ben b...ytha "PSE-PSE" !!!!!!! CCfare ke vjedhur do ti dorezoni! Eshte TRYSNIA amerikane per te gjithe hajdutet, kriminelet,antishqiptaret...... LISTA ESHTE E GJATE !!!!!!!!
PërgjigjuUuuuuu me lot me lot brinja doli nga vendi. Votoni dele votoni me vrap se pastaj ashtu jane ca pune. Ahahahahahhahahah perparesi te rinjve moj aman te rinjte ku jane shkencetare, doktore inxhiniere ku jane te zevendesojne trafikantin e radhes rilindas.
PërgjigjuBravo Lefter, përparësi të rinjtë
PërgjigjuCa vendi po I le te rinjve ti qe bleve 500 mije € vota thuj te hoqi Usa
PërgjigjuPo avancoka hetimi per inceratoret me duket
PërgjigjuMeso si ti thuash emrin njeher pastaj