Legalizimet/977 qytetarë bëhen
pronarë të ndërtimeve pa leje
Përfituesit në 8 qarqe, marrin 1.2 mln euro
PDF/Lista me emrat e pronarëve
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e radhës ditën e mërkurë kalimin e të së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 977 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara.
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e radhës ditën e mërkurë kalimin e të së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 977 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara.
Për këta qytetarë ky veprim do të thotë që ata do ta zotërojnë përfundimisht me të drejta të plota objektin e ndërtuar pa marrë më parë leje dhe Hipotekat do t’i njohin ata si pronarë, të objektit, por edhe të truallit mbi të cilin ai është ngritur.
Në ato raste, kur pronar i truallit kanë qytetarë të tjerë, në përputhje me ligjin për legalizimet, qeveria ka vendosur kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej ndërtimeve pa leje. Por në shumë raste të tjera pronar i truallit rezulton shteti.
Kalimi i së drejtës së pronësisë të objekteve në fjalë kryhet në tetë qarqe. Për Qarkun Elbasan (Elbasan, Librazhd dhe Gramsh), numri i parcelave ndërtimore është 113, me sipërfaqe të përgjithshme 30.587 m². Për Qarkun Kukës (Tropojë dhe Has), numri i parcelave ndërtimore është 106, me sipërfaqe të përgjithshme 34.175 m².
Për Qarkun Shkodër (Shkodër) është 15, me sipërfaqe 4.915 m². Për Qarkun Korçë (Korçë, Devoll dhe Kolonjë) është 12, me sipërfaqe 3.486 m². Për Qarkun Durrës (Durrës) është 530, me sipërfaqe 181.197 m².
Për Qarkun Tiranë (Tiranë dhe Kavajë) është 140, me sipërfaqe 37.115 m². Për Qarkun Gjirokastër (Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë) është 58, me sipërfaqe 13.715 m². Për Qarkun Berat (Berat), numri i parcelave ndërtimore është dy, me sipërfaqe të përgjithshme 338 m².
Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet pa leje, masa e këtij kompensimi është 14.548,8 m². Vlera totale e kompensimit financiar është 180.127.544 lekë.
Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.
Lista e qytetarëve që përfitojnë kalimin e pronësisë të objekteve pa leje
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4367
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Masa e arrestit në shtëpi u vendos pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29