SHKODER- Qeveria Rama-Meta synon t’i japë fund praktikave korruptive, sorollatjeve dhe mospërfilljes së qytetarëve sa i takon çështjes së legalizimeve. Këtë e ka shprehur Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, në qytetin e Shkodrës, ku e shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, ka shpërndarë 50 certifikatat e para të pronësisë për këtë qytet.
Duke u ndalur tek ligji i ri i legalizimeve që u miratua në qeveri, ministrja Gjermeni, theksoi se qeveria shqiptare është e angazhuar që brenda 4-vjeçarit të kryhet pjesa më e madhe e legalizimeve falas në mbarë vendin.
“Makthi i procesit të legalizimeve që ka qenë për shumë nga ju dhe shumë të tjerë që kanë vite që kanë plotësuar dokumentet, që kanë bërë pagesat, që kanë paguar në dorë të marrë fund, jo thjesht sepse ne ndryshuam ligjin dhe jemi shumë të angazhuar si qeveri që këtë proces në pjesën më të madhe, ta përmbyllim brenda mandatit të parë qeverisës, dhe pjesa tjetër është përqasja e modeli që ofrojmë për qytetarët, mënyra sesi duam ne t’i shërbejmë atyre, jo thjesht duke u rraskapitur, duke shkuar zyrë më zyrë për të bërë shkresa, jo duke paguar në dorë për tu dhënë atë që u takon, por realisht për të pasur një model tjetër duke iu shërbyer qytetarëve, duke qenë korrekt, profesionistë, duke ardhur shtëpi më shtëpi duke bërë matjet, duke iu ndihmuar dhe duke iu bërë sa më të lehtë procesin për të legalizuar banesat tuaja”,.
Gjithë ndryshimet ligjore që kaluam janë në fakt me fokus qytetar. Çfarë duam të bëjmë ne? Duam të realizojmë procesin e legalizimeve falas, duam që vërtetë për të gjitha banesat gjithë procesi i shkresave, dokumenteve, të realizohet nga shteti për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve. Nga ana tjetër kemi bërë dhe kemi menduar një skemë të mirë, që familjet që kanë probleme ekonomike apo sociale t’ua lehtësojmë më shumë këtë proces, apo barrën e këtij procesi. Një nga premtimet e mbajtura është legalizimi falas”, tha ministrja Gjermeni.
Duke vlerësuyar punën e bërë dëri më tani në drejtorinë e ALUIZNI-t në këto muaj, ministrja Gjermeni tha se me ndryshimet ligjore po rikthehet besimi i qytetarëve tek shteti.
“Dua të theksoj edhe njëherë angazhimin e qeverisë, e institucioneve, ALUIZNI-t, drejtorisë qendrore në Tiranë apo edhe drejtorive në rrethe, e të shpreh faktin që do të jemi vërtetë monitorues shumë të vazhdueshëm të këtij procesi për t’u realizuar me sukses, pa pasur probleme korrupsioni apo probleme të tjera që ka pasur edhe në të kaluarën”, u shpreh Gjermeni.
Ndërsa kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame theksoi se gjatë realizimit të procesit të legalizimeve në Shkodër, në rëndësi e veçantë do t’i kushtohet mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe zonave turistike.
“Ne do të bëjmë legalizimin e do të mbyllim procesin e legalizimit, dhe për më tepër që në programin tonë e gjatë qeverisjes do të bëhet falas. Do të doja të theksoj një element që është më pak specifik për Shkodrën, që ka dalë nga ankesa dhe kërkesa për informacion nga kryetarët e Shkodrës. Shkodra ka dy pjesë të bukura të saj, përtej qytetit e bukurive të tjera; pjesën e liqenit të Shkodrës, dhe pjesën e Velipojës, bregdetit të qarkut Shkodër. Të dyja këto pjesë nuk janë vetëm të shkodranëve, por janë të tërë shqiptarëve e do të bëjmë të pamundurën që t’i ruajmë në funksion të turizmit. Të dyja këto pjesë, me një vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit janë të bllokuara leje-dhëniet në këto zona në funksion të bërjes së një studimi e në bazë të atij studimi do të veprohet më tej për legalizimet apo për ndërtimet nëse do të ketë ndërtime të reja në këto zona. Kështu që zona turistike, si ajo e Velipojës, zona turistike si pjesa e Shëngjinit, si gjiri i Lalzit, si gjithë zona e Golemit, si Shiroka apo zona turistike të tilla do të veprohet më tej vetëm mbi bazën e studimeve të mirëbëra, të qarta, por siç është thënë deri tani dhe vazhdojmë të themi, legalizimet do të shkojnë krahas edhe me ndonjë dhimbje tek-tuk, ku do të jetë e domosdoshme me prishje apo objekte, të cilat nuk mund t’i nënshtrohen kësaj reforme kolosale”, tha Lame.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com