Vijon në Tiranë procesi i legalizimit të pallateve të braktisura ose që kanë probleme pronësie. 450 leje legalizimi do të shpërndahen për banorët e bllokut të pallateve Grand 2AL dhe Melrose tek zona e Astirit.
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, u shpreh teksa ndante 141 lejet e para, se të gjithë banorët që kërkojnë të mbyllin këtë proces, duhet të bëhen bashkëpunues me institucionet.
“Organizohuni në formë pallati, nxirrni dy përfaqësues dhe shkoni te ALUZINI sepse jemi duke bërë legalizimin e pallateve që kanë probleme” deklaroi ai.
Drejtoritë e tjera të do të vijojnë me shpërndarjen e lejeve për objektet e braktisura.
“Flisni me të afërmit për të ndjekur procedurën për ta çuar bashkërisht përpara procesin” tha ai.
Rreth 30 mijë familje në të gjithë vendin që kanë blerë shtëpi në pallate ku është shkelur leja e ndërtimit nga pronarët do të pajisen me hipotekën e shtëpive. Pronarët e shtëpive duhet të dorëzojnë pranë agjencisë dokumentet që do t’u kërkohen nga punonjësit e ALUZINI-t për rastet kur dosjet janë të pa plota.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com