Me 565 ndeshje në Serinë A dhe 154 paraqitje me kombëtaren e Italisë më 19 Nëntor legjenda bardhezi Gianluggi Buffon feston 20 vite karrierë.
 
2 dekada sukses absolut portieri, shembull për shumë të rinj i feston pikërisht ndaj Milanit, ekipi ndaj të cilit debutoi më 11 Nëntor 1995 në Tardini në ndeshjen Parma-Milan e mbyllur 0-0.
 
Pikërisht të shtunën mbushen 20 vite nga debutimi që do të pasohen nga suksese të njëpasnjëshme, por pengu i vetëm mbetet trofeu i Champions League, ndërsa suksesi më i madh është Kupa e Botës në Gjermani 2006.




d.b/shqiptarja.com