Rafael Nadal shndërrohet në një legjendë duke fituar për herë të 8-të “Roland Garros” duke mposhtur në finale spanjollin tjetër David Ferrer.
Tenisti nga Majorka ka fituar finalen iberike 3 - 0 me sete në një takim që ka zgjatur 2 orë e 15 minuta. Triumfin e 8-të në dheun e kuq francez, Nadal e siguroi duke i fituar pastër setet 6 - 3, 6 - 2, 6 - 3.
Ky ishte nje triumf historik për Nadal pasi ka vendosur një rekord të ri për titujt e fituar në të njëjtin turne, “Grand Slam” 8 të tillë. Për Rafael Nadal ky është titulli i 12-të “Grand Slam” që i lejon të arrijë Roy Emerson dhe t’i afrohet zvicerianit Federer që ka fituar 17 here në turne të mëdhenj.
Ndeshja finale e Roland Garros nuk ka dhuruar emocione te mëdha pasi Nadal e ka dominuar fianlen iberike duke u futur nq histori.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com