Qeveria prezanton paketën 43.1 mld lekë! Paga minimale shkon në 34 mijë lekë! Prej shtatorit rriten pensionet, pagat për administratën, policinë e Shtetit e Burgjeve

TIRANË- Përballë çmimeve që po njohin vetëm rritje nga dita në ditë dhe me pritjen e familjeve në nevojë dhe pensionistëve për tu përkrahur me 30 mijë lekë në dorë, qeveria vendos të rrisë pagat dhe pensionet. Në atë që e quan paketë afatmesme anti-krizë, qeveria jep 2 miliardë lekë nga buxheti i shtetit për të indeksuar me 6% pensionet për herë të dytë pas muajit prill.

‘Nga pensioni i muajit shtator, i cili do të fillojë të paguhet në tetor, ne do të indeksojmë 6 % të gjitha kategoritë e pensioneve, dhe duke i shtuar 3.3 % që u indeksuan në muajin prill, ne kemi bërë një rritje prej 9.5 % në krahasim me pensionin që pensionistët merrnin gjatë vitit të kaluar, pra më të lartë se sa në fakt është rritja e shportës së pensionistëve që për periudhën janar-korrik ka pësuar një rritje prej 5.9 %’, tha Ibrahimaj. 

Familjeve në nevojë, u rritet me 10% ndihma ekonomike. Nënat kryefamiljave me 2 fëmijë dhe të moshuarit mbi 65 vjeç pa pension, do të marrin dyfish më shumë ndihmë nga shteti. 940 mln lekë nga buxheti do të shkojnë për rritjen me 7.5% të pagesës për personat me aftësi të kufizuar, dhe154 milionë lekë për para-tetraplegjikët dhe të verbërit për çmimin e energjisë elektrike.  

Si pjesë e paketës anti-krizë parashikohet nga 1 tetori paga minimale do të rritet në 34 mijë lekë, dhe disa kategorive do u rriten rrogat.

'Rriten me 7% pagat e administratës me kosto 713 mln lekë përfitojnë 41 mijë punonjës. Pagat e policisë së shtetit rriten me 5560 lekë në muaj për 10800 punonjës. Pagat e policisë së burgjeve rriten me 10548 lekë në muaj për 3600 punonjës. Pagat e administratës rriten me 5000 lekë në muaj për 20 mijë punonjës. Paga minimale rritet me 7%, shkon në 34 mijë lekë në muaj dhe përfitojnë 200 mijë punonjës', tha Ibrahimaj.

Përmes kësaj pakete kryeministri Rama tha se garantohet fuqia blerëse e konsumatorëve.

'Paketa është konceptuar si një mbështetje afatmesme, jo si një mbështetje e përkohshme, kemi marrë në konsideratë faktin që kjo krizë është e një natyre të paparashikueshme për kur e ka fundin e saj dhe angazhimi ynë është që t’u japim njerëzve tanë një mbështetje afatmesme. Kështu garantojmë me laps në dorë, mos rënien e fuqisë blerëse por përkundrazi një lëvizje të ekonomisë që nuk do të vazhdojë', tha Rama.

Efekti financiare i kësaj pakete të dytë të rezistencës sociale ka vlerë 43.1 miliardë lekë.

PAKETA E DYTË E REZISTENCËS SOCIALE

NDIHMA EKONOMIKE rritet me 10% për familjet në nevojë, e konkretisht për gratë kryefamiljare me dy fëmijë dhe për personat mbi 65 vjecc pa pension pleqërie e social. Për këtë rritje fondi do jetë 236 mln lekë për këtë vit dhe për vitin e ardhshme do shpenzohen 944 mln lekë. Përfitojnë 64 mijë qytetar.

PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR, rritet pagesa me 7.5%, me kosto për vitin 2022 në vlerën 188 mln lekë, dhe për vitin 2023 kostoja është 752 mln lekë.

MBËSHTETJE SHTESË PËR ENERGJINË ELEKTRIKE PËR PARA-TETRAPLEGJIKËT dhe të verbëritë me 31 milionë lekë për shtator-dhjetor 2022, dhe për vitin që vjen do të jepen 123 mln lekë, përfitojnë 11,411 persona.

PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK: Për periudhën Shtator -Dhjetor 2022 do të rritet me 7% për 41 mijë punonjës të administratës, dhe më një kosto për buxhetin e shtetit 713 mln Lekë. Për Policisë e Shtetit paga do të rritet 5560 lekë/muaj për për 10,800 punonjës. Për punonjësit e Policisë së Burgjeve paga do të rritet me 10,548 Leke/Muaj për 3,600 punonjës. Ndërsa për punonjësit e administratës paga do të rritet 5,000 Lekë/Muaj për 20 mijë punonjës.

PAGA MINIMALE: Rritet me 7% paga rritje e pagës minimale, 34 mijë Lekë +13%, +3,500 Lekë rritja neto nga fillimi vitit 200 mijë punonjës

1662621273_Screenshot1.png

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:36
Ministrja e Financave jep me shifra skemën për pensionet dhe pagat, 2 miliardë lekë kosto për indeksimin e pensioneve! 713 mln për pagat e administratës

 

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka sqaruar skemën për pensionet dhe pagat  duke folur me shifra se sa do të jetë kostoja për paketën anti-krizë të qeverisë.

  • -Indeksohen me 6% pensionet, kostoja 2 mld lekë, dhe përfitojnë 674 mijë përfitues
  • -Rriten me 7% pagat e administratës me kosto 713 mln lekë përfitojnë 41 mijë punonjës
  • -Pagat e policisë së shtetit rriten me 5560 lekë në muaj për 10800 punonjës
  • -Pagat e policisë së burgjeve rriten me 10548 lekë në muaj për 3600 punonjës
  • -Pagat eadministratës rriten me 5000 lekë në muaj për 20 mijë punonjës 
  • -Paga minimale rritet me 7%, shkon në 34 mijë lekë në muaj dhe përfitojnë 200 mijë punonjës

“Shqetësimi kryesor që ka pasur qeveria ka qenë përballimi i krizës dhe problematikat. Që prej marsit morëm një paketë masash të rëndësishme. Dua t’ju tregoj se rreth 5.6% t buxhetit të familjeve shqiptare përbëhet nga pagesa e energjisë elektrike. Nëse do të reflektonim çmimet reale të energjisë, kjo do të shkonte në 50% të buxhetit të familjeve shqiptare. Këtë e ndaluam duke ndikuar në fuqinë e tyre blerëse. Gjithashtu vendosëm që do të subvencionomi të gjithë ata individë që nuk përballonim rritjen e çmimeve të ushqimeve. Më shumë se 500 mijë individë u ndihmuan herën e parë.

Tashmë e gjejmë veten në një situatë ndryshe nga ajo që parashikonim në mars. Të gjithë parashkonin që në gjysmën e dytë të vitit, inflacioni të ngadalësohej. Por lufta nuk mbaroi dhe efektet e saj në çmimet e konsumit dhe karburanteve nuk mbaruan. Kjo është arsyeja pse na duhej të merrnim një vendim për mbështetje afatmesme për një krizë e cila ka vendosur të qëndrojë. Sic prezantoi dhe kryeministri, kemi vendosur të mbajë subvencionimin e energjisë elektrike. Nga pensioni i muajit shtator që do fillojë të paguhet në tetor, do të indeksojmë 6% të gjitha kategoritë.

Pagat në sektorin publik rriten me 7% aq sa parashikohet inflacioni. Janë 41 mijë punonjës të administratës publike që do të mbështeten me masën, 10.800 policë, më shumë se 20 mijë punonjës mbështetës që përfitojnë nga rritja e pagës. Do rrisim me 10% masën e përfitimit për mfamiljet me ndihmë ekonomike, për gratë me 2 fëmijë, do dyfishojmë masën e ndihmës ekonomike për personat mbi 65 vjec. Kjo paketë ka adresuar dhe nevojat e personat me aftësi të kufizuar dhe kemi vendosur të rrisim dhe mbështetjen për energjinë elektrike që marrin.

Do të vijojmë të targetojmë ata sektorë të biznesit që jnaë më të prekur nga kriza. Do të vijojmë të japim naftë pa taksa për fermerët, kemi vendosur subvencion shtesë për mbjelljen  grurit në vlerën 500 milionë lekë. Kemi mbështetur sektorin e peshkimit me koston shtesë për karburante. Do vijojmë të mbështesim qytetarët dhe bizneset e vogla për energjinë elektrike”, tha Ibrahimi.

Ora 09:21
Rama: Rrisim përsëri pagat e mjekëve dhe mësuesve, paga minimale do të shkojë në 34 mijë lekë

 

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketën e dytë anti-krizë. Kreu i qeverisë tha se do të rriten pagat për administratën, punonjësit e policisë së shtetit dhe të burgjeve. Kryeministri Rama u shpreh se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës së autobusit.

‘Do ti rrisim përsëri pagat e mësuesve dhe mjekëve. Do të rrisim pagat për administratën dhe do të rrisim po ashtu pagat për policinë e shtetit dhe policinë e burgjeve edhe këto trupa që kishin mosrritje pagash prej disa kohësh. Ndërhyrja tjetër do të jetë edhe rritja e pagës minimale. Nga 32 deri në 34 mijë lekë. Më këto ndërhyrje besojmë se përmirësojmë në aspektin financiar paketat e natyrës një pako për dy apo për tre muaj  dhe krijojmë një bazë të rëndësishëm të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit dhe garantojmë me laps në dorë mosrënien dramatike të fuqisë blerësë. Qendrojmë në tre pika që kishte paketa tjetër, në të njëjtën qasje mbështetja për naftën pa taksa për femerët, për TVSH-në e peshkimit, për mosprekjen e çmimit të biletës së transportit.’- u shpreh Rama.

Ora 09:12
Paketa e krizës, Rama: Do indeksojmë pensionet sërish me normën inflacionit, dyfish ndihmë ekonomike për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në paketën e dytë anti-krizë, qeveria ka vendosur të bëjë riindeksim të pnsioneve si dhe do të dyfishojë ndihmën ekonomike për gratë familjare me 2 fëmijë. Në paketën e parë, ndihma ekonomike ishte për gratë me 3 fëmijë, ndërsa tani qeveria ka vendosur të përfshijë edhe gratë me 2 fëmijë në ndihmën ekonomike.

"Kriza ka prekur të gjithë botën, Europën dhe Shqipërinë. Dua të jem sa më i përmbldhur se do të kemi kohë e ditë për të shpjeguar. Paketa është konceptuar si një mbështetje afatmesme, jo si një mbështetje e përkohshme, e shtrirë në një, dy apo tre muaj që do të thotë se kemi marrë në konsideratë faktin që kjo krizë është e një natyre të paparashikueshme për kur e ka fundin e saj dhe angazhimi ynë ësht ëqë t’u japim njerëzve tanë një mbështetje afatmesme, të qëndrueshme dhe të ndërhyjmë në një sërë drejtimesh.

Për pensionet, indeksohen zakonisht 1 herë në vit, kjo ndodh në muajin prill. Duke marrë parasysh edhe efektin e inflacionit janë indeksuar edhe këtë vit por për herë të parë do të riindeksohen. Do të riindeksohen të llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6% duke u nisur nga indeksimi i mëparshëm dhe në 9.5% si indeksim tërësor i këtij viti. Kjo do të ndodhë edhe për personat me aftësi të kufizuar që kemi indeksimin e përvitshëm. Bëjmë ndërhyrje me indeksim 7.5% për të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike dhe do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike për gratë familjare me 2 fëmijë. Të gjitha gratë që janë në kushtet e papunësiisë, do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar", tha Rama.

A.M./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 08/09/2022 22:46

    Keni 10 vjet qe nuk indeksoni pagat.po Marr nje minum per 4% ne vit .i keni borxh keto popullit keto 10 vjet te pakten 40% rritje rrogash

    Përgjigju
  • beni: 08/09/2022 18:19

    Kamarier, te lutem nje sufllaqe me mish pule, patate dhe salce kosi te lutem

    Përgjigju
  • feridon: 08/09/2022 15:30

    NGA PAKETA E PARAQITUR REZULTON SE 80 PER QIND TE PENSIONISTEVE SHTESA SHKON NE 1000 DERI NE 1500 LEKE TE REJA NDERKOHE QE ADMINISTRATE ETJ U RITET MBI 5000 TE REJA.KJO PERBEN NONSENS SEPSE SEPSE KOSTOJA E RITJES SE CMIMEVE ETJ NDIKON NJESOJ??????

    Përgjigju
  • Edi: 08/09/2022 14:41

    O vemje e servile o popull dele.po ky I rrit paga administrated,qe 1.nuk shkojn ne pune,2 marein rryshfet nga populaire.ju I thoni bravo.ba Myten komunistat qekan si bari keq

    Përgjigju
  • teo: 08/09/2022 13:56

    duke rritur pagat edhe korrupsioni ne vend bie ndjeshem se te gjithe vuajn per lek sic i linte sala

    Përgjigju
  • regi: 08/09/2022 13:55

    ju jemi shum falenderues per keto te mira qe po beni keto kohe krize z.rama

    Përgjigju
  • besim: 08/09/2022 13:42

    rritja e pagave dhe pensioneve i ndihmone shume te gjith sidomos tani qe po afron dimri dhe mund te perballemi me krize. eshte per tu vleresuar fakti qqe skeni len pas dore as punonjesit

    Përgjigju
    • Besim: 08/09/2022 21:36

      Ah mer besim. Ti je arsyeja e rrenimit te ketij vendi.

  • Luan: 08/09/2022 13:25

    Pagat duhen rritu ne porporcion me inflacionin keshtu sic po e beni ju ne menyre qe kriza mos te ndihet tek qytetaret

    Përgjigju
  • Alban: 08/09/2022 13:24

    Bravo qe i qendroni kaq prane popullit nepermjet paketave sociale per te kaluar sa me lehte krizen

    Përgjigju
  • kleo: 08/09/2022 12:31

    rritja e pagave eshte mese e merituar per punonjesit. keni menduar shume mire

    Përgjigju
  • altin: 08/09/2022 12:29

    eshte gje shume e mire qe po rriten pagat per punonjesit e administrates dhe punonjesit e policise sepse e kan te merituar prej punes

    Përgjigju
  • Besi: 08/09/2022 12:21

    Me rritjen e cmimeve qe ka sjelle kriza rritja e pagave eshte mese e nevojshme.

    Përgjigju
  • Ardi: 08/09/2022 12:19

    Me duket nje plan i mire menduar pasi jane perfshire te gjitha grupet ne nevoje dhe jane mare masat e duhura

    Përgjigju
  • Edi: 08/09/2022 11:52

    Sa mir qe po mendoni per kete rritje rroge

    Përgjigju
  • Leo: 08/09/2022 11:51

    Me vjen shum mir qe keni menduar dhe per policin e shtwtit pasi kan vertet nje pun shume te veshtire

    Përgjigju
  • Bona: 08/09/2022 11:48

    Ka lezet kur e nis diten me lajme kaq pozitive si rritja e pages minimale

    Përgjigju
  • Eri: 08/09/2022 11:47

    Shyqyr keni menduar per rritjen e rrogave per policin e shtetit se sakrifikojne vertete shume

    Përgjigju
  • Rritje page: 08/09/2022 11:37

    Polici minimalisht duhet të marrë 87,000 lek ose diku 800€ Neto në muaj ndryshe nuk ke rritur asnje gje ! Mesuesi deri 800-900€ rroge neto!

    Përgjigju
  • Klajdi: 08/09/2022 11:34

    Te tilla paketa jane ne mdihm tqytetareve sidomos kjo per pensionistet

    Përgjigju
  • Mondi: 08/09/2022 11:25

    Lajm shume i mire rritja e pages per policine e shtetit dhe te burgjeve sespe e meritojne plotesisht per punen me pergjegjesi qe bejne

    Përgjigju
  • Papi: 08/09/2022 11:10

    Ja dhe per skeptiket qe thonin ska dhen ndihma per perballimin e krizes

    Përgjigju
  • Gjyshi: 08/09/2022 11:06

    Pensionistet i gropose me 6% indeksim qe gjoja eshte e barabarte me normen e inflacionit e cila realisht eshte mbi 10%. Cmimet e rritura ne masen 110%( qumeshti, kosi nga 110 sot i ke 195 leke), buka, veza, vaji, uji, karburanti, ilacet. Sa leke ju jep ti zoteri? 600 leke? E kuptonqe kjo eshte kriminale? Indeksoi me vleren e shtuar te TVSH qe mbledh mos i bej parate rrush e kumbulla per lukse dhe orgjira qeveritare. Inspektoriatet per kontrollin e abuzimeve ne treg jane pale me abuzuesit. Shkriji dhe parate e tyre coja buxhetit. Ke fytyre ti kerkosh votat pensionisteve ti? Po ata te dhane pushtetin more more..Perse i gropos dhe goja i indekson pasi i le tre muaj pa asnje ndihme, ne kohe qe rimbursove me urgjence oligarket e hekurit dhe betonit Kjo qeveri vetem e majte dhe socialiste nuk eshte. Turp!

    Përgjigju
    • Besi: 08/09/2022 14:57

      Shume mire e ke shkruajtur pensionistëve te zbatoi ligjin e pensioneve dhe s'ka nevoja për shtesa atëhere kjo qeveri do Mari votat e pensionisteve

  • Kaka: 08/09/2022 11:03

    Shpresoj te jene te mjaftueshme sidomos per familjet qe nuk e perballojne dot

    Përgjigju
  • Soni: 08/09/2022 11:01

    Sa ndihme e madhe eshte per me faleminderit qe sna lat pas dore

    Përgjigju
  • Eli: 08/09/2022 11:00

    Nje ndihmes e madhe per ata qe punojne ne te tilla profesione bravo

    Përgjigju
  • Toni: 08/09/2022 10:56

    Inflacioni eshte 20% dhe jo 6% o hajdute qe vdekshi te gjithe bashke me familjet tuaja. Ja pite gjakun ketij populli.

    Përgjigju
  • Jorgo: 08/09/2022 10:53

    Kjo lloj pakete do e ndihmoje shume popullin dhe ekonomia e vendit do te rritet .

    Përgjigju
  • Resi: 08/09/2022 10:48

    Rritja e pagesave eshte dicka shume e nevojshme ne kete kohe krize e qeveria Rama po i ndihmon ne cdo moment

    Përgjigju
  • Esi: 08/09/2022 10:45

    Shume mire beni qe po rrisni pagat e policeve sepse ato kane nje pune shume te veshtire e mjaft te rendesishme

    Përgjigju
  • silva: 08/09/2022 10:45

    rritja e perqindjes se pages sociale eshte nje bonus shume i mire per personat me aftesi te kufizuar etj

    Përgjigju
  • ina: 08/09/2022 10:41

    nje ndihme e mire edhe per administraten kjo e rritjes se pages se tyre

    Përgjigju
  • Adri daullxhiu veliu: 08/09/2022 10:15

    TALLESH ME RRITJEN E PAGAVE PËR POLICET ME 5560 LEK. KUR NAFTA ËSHTË DYFISHUAR. TE GJITHA USHQIMET E SHPORTËS JANË DYFISHUAR... I BERE DHURAT POPULLIT 4 FISHIM RITJEN E ENERGJIS.... KUPTON QE SHTETE SI KOSOVA, MAQEDONIA, GREQIA JAPIN NGA 100€ E LART. TI TALL LUCIN ME SHQIPTARËT BASHK ME ASAMBLIN E MINISTRAVE. I SHTON 1000 LEK INVALIDVE... 700 LEKË PENSIONET. 3 MILION EURO SATELITVE.... 400 MILION EURO DJEGJES SE PLERAVE..... MJAFT I BONE KOSHA SHQIPTARVE. SE E MBAN VETEN PËR KATOLIK.

    Përgjigju
    • Cubel breca: 08/09/2022 18:19

      E para kjo gjendje eshte dhe do mbetet shum gjate aq me keq tani qe kemi edhe nje vater lufte. E dyta deti su be kos dhe te marim lugen ne brez me vrap. E treta rrogat dhe pensionet srriten dot me 100 mij lek te vjeter,se ne fakt edhe nga 1 miljon me na e cuar dakort jemi,por leket qeveria si pret me cekic,se ne te kundert do maresh nje trast me lek per nje kg mish. E vertet qe pak jan,por bereqativesten. Mbaj mend nga viti 93 deri 97 sali ziu e ngriti rrogen e ushtarakut vetem pese mij lek te vjeter,se ne si shoqeri e bejm shkurt llogarin. Nje qok te besh do ndryshosh llogarin per gjith muajin.

  • Vita: 08/09/2022 10:06

    Ky zylyfi po ankon mjeket qe ne fund te ditës kan nje milion lek ne xhep qe ja rrjepin popullit,a nuk ke qene ndonjehere ne spitale ,po vizitu a je.

    Përgjigju
  • tosi: 08/09/2022 10:02

    e gjithe bota ka problem ne emergji elektrike dhe ky projekt do te sjelli shume energji

    Përgjigju
  • frenki: 08/09/2022 09:58

    vendim i i mirnper vendosjen e paneleve djellore ne tarraca besoj se do te sjelli shume energji elektrike

    Përgjigju
  • Yes: 08/09/2022 09:42

    The United States of Europe ????

    Përgjigju
  • Zylyfi: 08/09/2022 09:34

    Po' me pagat e mjekeve ,qe do te rriteshin ne 1 korrik,cfare bere ,evlat.Ja u ngrite?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Titulli i 20-të, tifozët e Interit 'djegin' Duomon! Festë e madhe në Milano dhe qytete të tjera

VIDEO/ Titulli i 20-të, tifozët e Interit 'djegin' Duomon! Festë e madhe në Milano dhe qytete të tjera