Pas transferimit për Arlind Ajetin po vjen momenti i debutimit në Serie A. 22-vjeçari është një ndër kandidatët për të luajtur pas dëmtimit të Aleandro Rosit të dielën kundër Milanit. Për shqiptarin nga Kosova do të ishte një ditë e vecantë, që në debutim të përballjen me kuqezinjtë e drejtuar nga serbi, Mihajlovic. Ndërsa për Lorik Canën kanë nisur problemet në Francë, pasi sipas mediave raportohet se nuk do të luajë përballë Lorient. Arsyet janë disa duke filluar nga bari sintetik, problemet fizike dhe të tjera, por ende nuk ka asgjë zyrtare se përse kapiteni kuqezi nuk do të zbresë në fushë.