Legjionarët/ Etrit Berisha tundohet
nga Lazio, i premtohet formacioni
Lazio i garanton një vend në formacionin titullar Etrit Berishës. Klubi i Serisë A duket se i është përgjigjur paralajmërimit të portierit shqiptar që, menjëherë pas mbylljes së sezonit dhe pjesëmarrjes në Kampionatin Europian, kërkoi garanci për të luajtur, ose në të kundërt do të shihte alternativa të tjera për të vazhduar karrierën. Çështja e portierit titullar është një prej argumentave më të nxehtë në klubin bardhekaltër në këtë merkato vere.
Lazio i garanton një vend në formacionin titullar Etrit Berishës. Klubi i Serisë A duket se i është përgjigjur paralajmërimit të portierit shqiptar që, menjëherë pas mbylljes së sezonit dhe pjesëmarrjes në Kampionatin Europian, kërkoi garanci për të luajtur, ose në të kundërt do të shihte alternativa të tjera për të vazhduar karrierën. Çështja e portierit titullar është një prej argumentave më të nxehtë në klubin bardhekaltër në këtë merkato vere.
Lazio ka disa portierë në dispozicion dhe klubi duhet të zgjedhë kujt do t’ia besojë portën. Pas huazimit të Guido Guerrieri-t te Trapani, pritet që Thomas Strakosha të qëndrojë te Lazio në rolin e portierit të tretë, ndërkohë edhe blerja më e fundit, Ivan Vargic do të synojë të fitojë vendin e titullarit. Gjithsesi, mbeten shumë pikëpyetje se cili është portieri i parë i skuadrës italiane.
Janarin e kaluar, Federico Marchetti rinovoi kontratën deri në vitin 2018 dhe deri pak javë më parë ai cilësohej i paprekshëm në skuadër. Por, presidenti Claudio Lotito i ka bërë një premtim Etrit Berishës më 23 Qershor: se Lazio do të besonte te gardiani shqiptar për portën. Kjo ka bërë që skuadra romane të refuzonte edhe ofertat e Aston Villa-s dhe Everton nga Premier League angleze. Një sinjal i qartë se klubi do ti japë besim Berishës. Drejtuesit e Lazio-s u shprehën se synojnë ta promovojnë kuqeziun, ndërsa kjo lëvizje krijon disa skenarë për të ardhmen e Marchetti-t, për të cilin interes kanë shfaqur Juventusi dhe Sassuolo.
Në momentin kur Etrit Berisha dukej portieri që do të largohej, premtimi i drejtuesve ka ndryshuar gjithçka: kuqeziu pritet të jetë titullar te Lazio, ndërsa për Marchetti-n paralajmërohet lamtumira pas pesë sezoneve.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
20.6%
-
Dështim
67.7%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 1751
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmbytjet në Vlorë, tenderët dhe kontratat për rrugët e kanalizimet në 'sitën' e KLSH-së! Prokuroria ende asnjë hetim!
8 Tetor, 15:52
-
Protesta e opozitës, Veliaj: Ata që vandalizuan mbrëmë Tiranën nuk janë demokratët e vërtetë! Faleminderit punonjësve që rikthyen normalitetin në kohë rekord
8 Tetor, 15:50
-
Alban Daci: Politika dhe SPAK!
8 Tetor, 15:43
-
Tre futbollistë largohen nga grumbullimi i Anglisë, u dëmtuan me skuadrat e tyre
8 Tetor, 15:39
-
NBA/ Dy breza luajnë krah për krah në basketbollin amerikan, LeBron James në parket me të birin
8 Tetor, 15:33
-
Nga teknikat e origamit tek workshop-et mbi kulinarinë dhe përpunimin e çajit, ja aktivitetet që do të sjellë Java Kulturore Japoneze në Shqipëri
8 Tetor, 15:24
-
Dëmtimet godasin Çekinë, tre lojtarë largohen nga grumbullimi para Shqipërisë
8 Tetor, 15:16
-
'Magjistari' Iniesta u tërhoq nga futbolli, Messi: Je fenomen, një nga më të mirët që kam luajtur! Real Madrid: Legjendë
8 Tetor, 15:11
-
'Asnjë minutë paqe', Berisha paralajmëroi mosbindje civile deri në ngujime e greva, Meta: Do të ketë mbështetjen tonë
8 Tetor, 15:02
-
Nëna lindi foshnjën në makinë pasi u bllokua në trafikun e protestës së PD, drejtoresha e maternitetit Geraldinë: Të dyja në gjendje të mirë shëndetësore
8 Tetor, 15:02
-
Dibër/ 30 banorë nga 3 fshatra me shenja helmimi në spital, mes tyre dhe të mitur! Policia nis hetimet
8 Tetor, 15:00
-
'Modriçi' shqiptar bind Sylvinhon, trajneri e fton për ndeshjet e tetorit! Ndryshime te Kombëtarja
8 Tetor, 14:44