Në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë marrë 350 mijë lekë për dhënien e një leje mjedisore. Ka qenë ky denoncimi i bërë në emisionin Stop pas të cilit Policia e Tiranës, ka vënë në pranga 2 persona.
Të arrestuar për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” janë Specilaisti i Agjencisë Rajonale të Mjedisit, pranë ministrisë së Mjedisit, Taulant Manaj, 30 vjeç si dhe një 23-vjeçar Florian Progri, nga Peqini e banues së Tiranë.
2 të arrestuarit, mësohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë një shumë prej 350 mijë lekësh, për dhënien e një leje mjedisore.
Po ashtu policia po punon për identifikimin edhe të bashkëpunotërëve të tjerë që mund të ejnë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com