Pas akuzave të Dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi dhe këshilltarëve të PD sot në media lidhur me zhvillimin e zonës pranë Policisë Bashkiake, ka reaguar edhe Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbër Mazniku.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Mazniku sqaron se Jamarber Malltezi është hartuesi i Vlerësimit Mjedisor të Planit të Bashës, i cili parashikonte ndërtime për shërbime dhe banesa nga 8-11 kate.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës sqaron se toka objekt diskutimi është pronë private e familjes Nela, dhe ligji i miratuar që në kohën e qeverisë “Berisha” (Foto 4), e përcakton qartë, që nëse një subjekt aplikon për leje ndërtimi, dhe kërkesa është në përputhje me planin, Bashkia është e detyruar ta miratojë lejen brenda 45 ditëve, ose në të kundërt, leja miratohet në heshtje dhe administrata e Bashkisë shkon për ndjekje penale.
Mazniku sqaron se në këtë situatë, e vetmja rrugë ishte që Bashkia e Tiranës të maksimizonte përfitimin në interes të qytetarëve. Gjithashtu, nënkryetari i Bashkisë sqaron edhe mekanizmin si i lëshonte lejet e ndërtimit Lulzim Basha. Sipas tij, Luli planifikonte, dhëndri i Berishës vlerësonte, Saliu firmoste dhe kunati (i Lulzim Bashës) arkëtonte.
Postimi i plotë:
Në vazhdim të një telenovele familjare, sot doli dhe Dhëndri i Saliut, dhe ju bashkua këngës së Lulit dhe Kunatit të tij për ndërtimin tek Policia Bashkiake.
Dhëndri - Jamarber Malltezi është hartuesi i Vlerësimit Mjedisor të Planit të Bashës. Plani i Bashës (Foto 1 dhe Fotot 2) në nënnjësinë 7/8 ku po ndodh zhvillimi, parashikonte ndërtim për Shërbime dhe Banesa, me intensitet 2.8, me 8-11 kate. Ky Dhëndër, hartuesi i Vlerësimit Strategjik Mjedisor (Foto 3), që sot del me maskë, vlerësonte atëherë që kjo s’ka asnjë problem për mjedisin.
Jo vetëm kaq, por sipas kompanisë, pas hartimit të planit nga Basha, firmosjes nga Berisha e vlerësimit nga dhëndri, kunati ka shkuar tek kompania t’i kërkojë haraç. (https://m.facebook.com/story.php… )
Kjo ishte bashkia që trashëguam. Luli e planifikonte, dhëndri e vlerësonte, Saliu e firmoste, kunati arkëtonte.
Toka është pronë private e familjes Nela, dhe ligji (që prej Saliut - Foto 4), e përcakton qartë, që nëse një subjekt aplikon për leje ndërtimi, dhe kërkesa është në përputhje me planin, Bashkia është e detyruar ta miratoje lejen brenda 45 ditëve, ose në të kundërt, leja miratohet në heshtje dhe administrata e Bashkisë shkon për ndjekje penale.
E vetmja rrugë ishte të maksimizonim përfitimin publik, nga kjo situatë.
1-Në zonë që do të zhvillohet, në përfundim do të ketë 11.500m2 hapësirë të gjelbër dhe rekreative – PUBLIKE. Zona që Luli, Dhëndri dhe Kunati quajnë lulishte, është 12.000m2. Pra, thuajse nuk humbim hapësirë duke qenë se lirohet dhe hapësira tek Policia Bashkiake pas zhvillimit.
2-Kompania do të paguajë 5 Milionë Euro taksë në bashki falë 10-fishimit të taksës në 2015-ën. Në kohë të Bashës do paguante 480.000 Euro taksë në Bashki dhe sipas vetë kompanisë kusurin e kërkonte Kunati.
3-Për më shumë kompanisë i është kërkuar të ndërtojë një ndërtesë të re publike për bashkinë 5 katëshe dhe me parkim nëntokësor.
Pra nga një situatë ku nuk kishim dot rrugëdalje ligjore prej planit “Basha”, firmës Berisha, vlerësimit Malltezi e gjobës Kunati - kemi maksimizuar interesin publik. Ky në thelb është konflikti, familjet Basha-Berisha-Malltezi-Kunati nuk kanë hall publikun, por pse fitimi i tyre në këtë punë shkoi tek publiku e jo tek xhepat e tyre. Kjo është e vërteta!
Paratë që kunati i Lulit dhe Dhëndri i Saliut i kërkonin si ryshfet nën dorë, sot shkojnë në buxhetin e bashkisë, për tu investuar në më shumë parqe, pemë, çerdhe dhe kopshte. Në thelb, ky është ndryshimi mes nesh dhe atyre. Dhe kjo është gjithashtu arsyeja pse sot, kunati i Lulit dhe Dhëndri i Saliut, janë hedhur në sulm. Ata kishin planifikuar, vlerësuar dhe miratuar një projekt për të fituar miliona për veten e tyre. Ata sot qajnë milionat e humbura.

(Plani vendor i Bashkisë i firmosur nga Lulzim Basha)

(Plani i zhvillimit, me ngjyrë lejla lulishja ku janë parashikuar pallatet)

(Vlerësimi mjedisor i hartuar nga Jamarbër Malltezi)
Ndërtimi i pallateve pranë lulishtes që ndodhet pranë Policisë Bashkiake në rrugën e Kavajës nuk është pritur mirë nga banorët dhe aktivistët e shoqërisë civile, të cilët kanë protestuar si dhe janë përplasur me punonjësit e firmës si dhe forcat e rendit.
Firma që po ndërton kompleksin e pallateve është ‘Arlis’ sh.p.k me pronar Armand Lilon, ndërsa leja është dhënë në datë 21 Shkurt 2017.
PD: Veliaj po prish hapësirat publike, kryebashkiaku: S'mbollët një pemë
Kryebashkiaku Erion Veliaj i është përgjigjur këshilltarëve të djathtë në lidhje me akuzat për ndërtimin e pallatit tek Parku i Autobusave.
Teksa inspektonte punimet për ndërtimin e rrugëve tek Parku i Liqenit, Veliaj kërkoi që të gjithë të përqendrohen tek investimet dhe të mos merren me histeritë kolektive të atyre qe s’mbollën një pemë.
Disa këshilltarë të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës kanë akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se po prish hapësirat e gjelbra duke dhënë leje ndërtimi, teksa u shprehën se PD do të kërkojë referendum për këtë çështje.
“Kryqëzimi këtu te sheshi “Ataturk” është zona me ajrin më të ndotur në Tiranë, cila është përgjigja e qeverisë së sotme? Prishi edhe të vetmin park që bashkia e shkuar kishte ndërtuar në zonë. Janë të paktën 12 parqe dhe lulishte që kjo bashki i ka prishur në Tiranë nën drejtimin e Edi Ramës dhe më pas me Edi Ramën si kryeministër. Partia Demokratike këmbëngul se qytetarët duhet të dëgjohen, që zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet përmes referendumeve vendore dhe të vendosin qytetarët nëse duan parqe për fëmijët tanë apo duan pallate për Edi Ramën”, u shpreh Jamarber Malltezi, kreu i departamentit të Mjedisit në PD.
Ndërkohë Leonard Olli, këshilltar i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, është shprehur se Partia Demokratike do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kundërshtuar ndërtimin e pallatit.
“Do të vijojë të kundërshtohet me forcë nga Partia Demokratike, e cila do të ndjek si gjithmonë të gjitha hapat ligjor duke filluar që nga pjesa e drejtësisë por edhe e referendumeve vendore sikundër e tha zoti Malltezi për të shpëtuar edhe atë pak gjelbërim që ka mbetur në kryeqytet”, tha Olli.
Teksa mori pjesë në përurimin e një rruge lidhëse tek liqeni, Veliaj u është përgjigjur këtyre akuzave, duke kërkuar që të gjithë të përqendrohen tek investimet dhe të mos kapen në histeri kolektive.
“Unë besoj se janë këto investime konkrete, këto mbjellje konkrete dhe këto parqe konkrete, ato që bëjnë diferencën dhe jo histeria kolektive e atyre që s’kanë mbjellë asnjë pemë, që nuk kanë bërë asnjë investim konkret, që nuk kanë sjellë asnjë kënd lodrash, që nuk kanë riparuar asnjë çerdhe. Ndaj i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, të fokusohem te gjërat konkrete dhe të prekshme dhe jo te histeria kolektive që sa herë fillon një investim i shoqërohen punët e bashkisë”, është shprehur kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj.
Prej disa ditësh po zhvillohet një debat mbi këtë objekt që ka nisur të ndërtohet. Firma e ndërtimit tha se ish-kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha kishte dërguar kunatin e tij për të marrë ryshfet për lejen e ndërtimit, akuzë për të cilën, këshilltarët e PD-së e quajtën të pabazë.
Burime nga bashkia: Projekti në kohën kur ishte kryetar Basha
Burime pranë bashkisë bëjnë me dije për Report Tv se projekti për ndërtimin e pallatit në lulishten pranë Policisë Bashkiake është që në kohën kur Lulzim Basha ishte kryetar bashkie.
Pasardhësi i tij në bashki, Erion Veliaj e ka gjetur fakt të kryer planin e miratuar dhe sipas burimeve pranë bashkisë u ka vënë kusht ndërtuesve të lënë sa më shumë hapësira të gjelbërta në këtë projekt.
Firma e ndërtimit: Kunati i Bashës na kërkoi ryshfet për lejen
ARLIS SHPK, firma që ka marrë lejen për ndërtimin e pallateve pranë lulishtes te Policia Bashkiake, ka akuzuar Erion Isufin, kunatin e Lulzim Bashës, se i ka kërkuar ryshfet në këmbim të lejes së ndërtimit kur Basha ishte kryetar bashkie.
Deklarata e ARLIS SHPK
Jemi njohur para pak me deklaraten e z. Basha ish-kryetar i Bashkise se Tiranes dhe autor i Planit Vendor 2013 qe parashikon shvillimin e prones tone private ne Rr. e Kavajes - shih bashkangjitur planin me firmen e z. Basha!
Hapësira në fjalë është pronë private e Familjes Nela dhe e një subjekti privat, i cili ka aplikuar per leje ndertimi sipas ligjit në Bashkinë e Tiranës.
Leja në fjalë është lëshuar në bazë të Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës i miratuar në vitin 2013 nga ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Plani i asaj kohe parashikonte ndërtime banimi dhe shërbimesh në këtë hapësirë.
Procedura është ndjekur nga subjekti përgjatë vitit të kaluar, kur në fuqi ishte ende plani urbanistik i hartuar nga Lulzim Basha.
Sipas legjislacionit në fuqi, nëse një subjekt aplikon për një leje ndërtimi brenda normativave dhe parashikimit të planit në fuqi, si dhe prona e tij është e pastër, Bashkia ka detyrimin që brenda 45 ditëve të miratojë lejen e ndërtimit, përndryshe kjo leje miratohet në heshtje dhe funksionarët përgjegjës ndiqen penalisht për shpërdorim detyre.
Objekti privat në fjalë është një objekt multifunksional për banim dhe shërbime. Ky objekt do të zhvillohet ne 3 faza. Prona nuk ka qene kurre lulishte ashtu si dhe banoret perreth jetojne ne pallate qe gjithashtu ishin me bar nga ish uzina, por si dhe ne i zhvilluan privatisht.
Ne 2013, Bashkia e asaj kohe na dergoi Kunatin per t'i "falur" nje pjese te konsiderueshme te ndertimit. Ne e refuzuam kete pasi ishte nje "gjobe" per te lejuar dicka qe vete Plani 2013 e lejonte.
Kur ne refuzuam gjoben e Kunatit, z. Basha beri nje teater duke e quajtur "lulishte" pronen tone private si hakmarrje qe nuk i falem gjysmen e biznesit.
Ne 2015en Bashkia e re rriti ndjeshem taksat per ndertuesit gjer ne 10-fish per ndertuesit, ndaj sot Bashkia e Tiranës nga të treja këto faza përfiton jo pak por 5 milion Euro takse per investime publike.
Per me teper Bashkia e re ka kerkuar qe 50% e territorit te lihet e gjelber si lulishte per komunitetin.
Ne terma financiare, per kompanine tone pagesa e kesaj takse gjigante dhe falja e gjysmes se prones komunitetit, eshte njesoj ne vlere me ate qe kerkonte Kunati. Por ne pranuam me mire t'ja japim kete Bashkise per interes publik sesa nje individi privat te lidhur me ish-kryetarin!
I gjithë zhvillimi zë më pak se gjysmën e truallit privat mbi të cilin zhvillohet, gjysma tjetër e truallit do të kthehet në hapësirë të gjelbër publike, kurse pronësia mbi këtë hapësirë i kalon përfundimisht Bashkisë si prone publike.
I lusim te gjithe politikanet te mos abuzojne me pronen tone private as sot me protesta qe na vene gjobat e rradhes - kemi paguar taksat 10fish e po falim gjysmen e prones, nuk mundemi t'ju japim me shume!
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com