Sektori i ndërtimit të banesave rezidenciale është bllokuar në tremujorin e tretë të këtij viti. Tremujori i tretë përkon me ndryshimin drejtuesve në shumë bashki të vendit, si rrjedhojë e zgjedhjeve lokale. Në tremujorin e tretë të 2015-ës, janë miratuar gjithsej vetëm 12 leje ndërtimi, me një sipërfaqe rreth 18.555 m2, sipas statistikave të INSTAT. Në krahasim me një tremujor më parë, nurmi i lejeve ka rënë me 88%.