TIRANË - Ndonëse ministrja Eglantina Gjermeni prezantoi tre plane zhvillimore të rëndësishme për territorin, në komisionin e Veprimtarive Prodhuese interesi i deputetëve të Partisë Demokratike ishin kryesisht lejet e ndërtimit. Ata akuzuan ministren e Zhvillimit Urban se po bllokon biznesin duke pezulluar lejet, ndërsa kjo e fundit ka bërë të qarte se pa kaluar planet vendore për të gjitha bashkitë, lejet do të vijojnë të mbeten të bllokuara.
"Kemi një bllokim total të ndërtimeve dhe dhënien me pikatore sipas oreksit të monarkut për sarajet tek Liqeni, për vetëm ata 5 nëdërtues në territorin e Tiranës. Një element antikushtetues që ju ka bërë të mbani flamurin e përkeqësimit të klimës së biznesit në Shqipëri zonja Ministre", -tha deputeti demokrat Elidon Bushati.
"Që me ligjin e planifikimit të territorit të hartuar në vitin 2009 është që: Asnjë institucion nuk mund të japë leje ndërtimi pa pasur të miratuar planin. Janë dhënë leje të kundraligjshem prandaj jemi përballë këtij realiteti me inforamlitet dhe me kaos në zhvillimin urban" , - u shpreh ministrja Eglantina Gjermani.
Deputetëve iu prezantua plani i Përgjithshëm kombëtar, ai i integruar për bregdetin dhe ai për zonën ekonomike Tiranë-Durrës, siç njihet ndryshe "Durana". Plani i përgjithshëm kombëtar parashikon ndërtimin e dy aeroporteve të reja në Kukës dhe Delvinë dhe kompletimin brenda 2030 të gjithë rrjetit rrugor në vend. Ndërsa në bregdet nuk do të lejohen ndërtime permanente 200 metra nga bregdeti dhe nën kuotën 60 metra mbi nivelin e detit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com