Gjykata e Beratit ka shpallur të pafajshëm ish-kryetarin e bashkisë Ura Vajgurore i akuzuar në dhënien e disa lejeve të ndërtimit përfshirë edhe ndërtimin e vëllait të tij.
Prokuroria kërkonte një vit burg për të pandehuri Syrja Ormënaj i cili akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Prokuroria kishte kërkuar për 9 zyrtarë dënimin me 1 vit burg përshirë edhe ish-kryebashkiakun Ormënaj i cili u shpall i pafajshëm, ndërsa 8 vartësit e tij janë shpallur fajtorë.
Kallzimi nga prokuroria e Beratit ishte bërë për shkak se ministria e Punëve Publike dhe Transportit kishte hetuar për dhënien e lejes së ndërtimit në favor të subjektit LEKSI–OR sh.p.k. me administrator shtetasin Fatos Ormënaj, vëllai i kryetarit të Bashkisë, Syrja Ormënaj.
Gjatë hetimit, u konstatua se krahas shkeljeve në dhënien e lejes për këtë subjekt ndërtues, anëtarët e KRRT-së kanë dhënë leje në shkelje të ligjit edhe për disa ndërtime të tjera.
Ky proces hetimor dhe gjyqësor ka zgjatur rreth 3 vjet, për shkak se fillimisht u nis hetimi për një zyrtar të Bashkisë Ura Vajgurore dhe më tej u zgjerua rrethi i personave të përfshirë edhe tek të gjithë anëtarët e KRRT-së.
Në përfundim të gjykimit togat e zeza shpallën fajtor 8 nga 9 personat e akuzuar duke i dënuar respektivisht nga 9 muaj deri në 1 vit burg ndërsa Syrja Ormënaj u shpall i pafajshëm.
Dënimet e Gjykatës për 8 zyrtarët e tjerë:
1. Deklarimin fajtor te te pandehures Valentina Mullisi dhe denimin me 12 muaj burgim, duke aplikuar nenin 59 te KP per 2 vjet.
3. Deklarimin fajtor te te pandehurit Zoi Gjoni dhe denimin me 9 muaj burgim, duke aplikuar nenin 59 te KP per 18 muaj.
4. Deklarimin fajtor te te pandehurit Lulezim Sino dhe denimin me 9 muaj burgim, duke aplikuar nenin 59 te KP per 18 muaj.
5. Deklarimin fajtor te te pandehurit Vladimir Mydini dhe denimin me 9 muaj burgim, duke aplikuar nenin 59 te KP per 18 muaj.
6. Deklarimin fajtor te te pandehurit Enriket Sado dhe denimin me 9 muaj burgim, duke aplikuar nenin 59 te KP per 18 muaj.
7. Deklarimin fajtor te te pandehurit Todi Puriqi dhe denimin me 9 muaj burgim, duke aplikuar nenin 59 te KP per 18 muaj.
8. Deklarimin fajtor te te pandehurit Elis Gjata dhe denimin me 12 muaj burgim
9. Deklarimin fajtor te te pandehurit Petro Tumani dhe denimin me 9 muaj burgim, duke aplikuar nenin 59 te KP per 18 muaj.
/Shqiptarja.com