Lejuan ndërtimet pa leje, në hetim penal kryeinspektori dhe 2 ish-punonjës të IMT-së në Klos

Kryeinspektori pranë pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Klos, 32-vjeçari Miklel Velsula dhe dy ish-Inspektor, pranë IVMT, Fatmir Selaj, 39-vjeç ish-kryeinspektor dhe Kadri Dema, 28-vjeç, ish/inspektor janë proceduar penalisht.

Procedimi penal ndaj tyre ka nisur pasi dyshohet  se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi duke mos kryer detyrat e tyre funksionale për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme, kanë  lejuar që të kryhen ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Klos.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të jetë Berisha pjesë e grupit parlamentar të PD në Kuvend?

Komento

Komente

  • vili: 16/06/2021 14:53

    Qenka bere hataja se kane ndertuar pa leje ne Klos nderko qe ne bregdet behet nami...

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Makina përplaset me bordurën në Tiranë, ndërron jetë pasagjeri, drejtuesi braktis mjetin dhe largohet nga vendi i ngjarjes