‘Lekët ose të vrava’/ Grabitet një pikë karburanti në Fier, autori i maskuar dhe armatosur (Detaje)

FIER-Në orët e para të mëngjesit të sotëm është grabitur nën kërcënimin e armës një pikë karburanti. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 shkurti” rreth orës 04:00, ndërsa autori ka qenë i vetëm, i maskuar dhe armatosur.

Ai ka kërcënuar rojën duke i marrë 2 mijë lekë, që kishte nga xhiroja, ndërsa më pas është larguar me shpejtësi. Por policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së karburantit, ndërsa ka marrë edhe dëshminë e rojës për të identifikuar autorin.

Në muajt e fundit janë grabitur disa pika karburanti në qytetin e Fierit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë