Ndërkohë që regjisori Leonard Bombaj ishte i ftuar në “Xing me Ermalin”, aktorja Ajsi Xhaxhaj ka postuar një status.
 
Aktorja e re, e cila disa vite më parë ka akuzuar regjisorin për abuzim seksual, ka publikuar disa foto të reja në rrjetet sociale, ku ka dhënë edhe mesazhin e saj për Bombajn, i cili vazhdimisht i ka mohuar akuzat, madje edhe e ka quajtur Ajsin “mashtruese”.
 
“Dua armiq të rinj, se këtyre të vjetërve kam filluar t’u pëlqej”, shkruan Ajsi në Facebook, ndërsa thotë se është në kërkim të gjërave të reja.

ajsi xhaxhaj
(Statusi i aktores në Facebook)
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com