AFRIKË E JUGUT - Skulptura 9 metra e lartë për ish-Presidentin e Afrikës së Jugut, Nelson Mandela ka ngjallur zemërim tek zyrtarët, pasi sipas tyre është bërë një tallje me punën e jetës së Mandelës.
Memoriali prej bronzi është më e madhja e liderit të Afrikës së Jugut në botë. Por, problemi qëndron se në njërin prej veshëve të statujës së Mandelës, është skalitur një lepur i vogël.
Zyrtarët e shtetit kërkojnë që lepuri në miniaturë të hiqet menjëherë nga statuja. "Ajo gjë nuk e ka vendin aty. Statuja përfaqëson atë që të gjithë në Afrikën e Jugut janë krenarë", tha një zyrtar. Disa javë më parë, një gazetë afrikane tha se lepuri në miniaturë është bërë nga artistët si shenjë e një marke tregëtare, pasi zyrtarët nuk lejuan që të gdhendeshin nënshkrimet e tyre tek këmbët e statujës.

Ministri i Kulturës tha se dy skulptorët kanë kërkuar falje për veprën e tyre, pasi ishte mungesë respekti ndaj liderit të Afrikës së Jugut.
Ministri shtoi se nënshkrimet e tyre mund të shtohen në një vend tjetër, ndoshta në thembrën e këmbës së Mandelës.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com