‘Lëreni fanellën e kënetës dhe moçalishteve të vogla’, Rama: Me votën për mua dhe PS, mbështesni hyrjen e vendit në BE

‘Lëreni fanellën e kënetës dhe moçalishteve të vogla’, Rama: Me votën për mua dhe PS, mbështesni hyrjen e vendit në BE

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish thirrjen për t’u bërë bashkë në zgjedhjet e 11 Majit për të bërë të mundur anëtarësimin e vendit në BE. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se qytetarët duhet të lënë pas bindjet partiake, por të mendojnë se rruga drejt unionit evropian shkon përtej të majtës e të djathtës. 

Rama thotë se me votën për të dhe PS, do të mbështetet skuadra kombëtare e negociatave. 
 

“VOTO 5. Dil nga llogorja partiake, lëre fanellën me logon e Kënetës apo moçalishteve të vogla rreth saj, bëhu bashkë me shumicën e popullit më 11 maj, e me votën për mua e PS, mbështete edhe ti skuadrën kombëtare të negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe fute mirë në kokë, Shqipëria në BE është përtej të majtës e të djathtës”, shkruan kryeministri. 
 

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

'S'i kam bërë llogaritë për mbijetesën', Bledi Shkëmbi: Tirana e ka të vështirë kundër Bylisit

'S'i kam bërë llogaritë për mbijetesën', Bledi Shkëmbi: Tirana e ka të vështirë kundër Bylisit