'Lëreni të shkojë': Joe Biden i thotë Rusisë të lirojë gazetarin e arrestuar amerikan

'Lëreni të shkojë': Joe Biden i thotë Rusisë të lirojë gazetarin e arrestuar amerikan

Vladimir Putin dhe Joe Biden

Joe Biden i ka bërë thirrje Rusisë që të lirojë një gazetar amerikan të arrestuar nën dyshimin për spiunazh.

Ai tha se aktualisht nuk po planifikon të dëbojë diplomatët rusë për arrestimin e Evan Gershkovich, 31, nga Wall Street Journal.

Duke u larguar nga Shtëpia e Bardhë për në Misisipin e shkatërruar nga stuhia, presidenti tha thjesht: "Lëreni të shkojë".

FSB, shërbimi rus i sigurisë, akuzoi zotin Gershkovich për mbledhjen e informacionit të klasifikuar si sekret shtetëror për një fabrikë ushtarake.

Pa dhënë prova, Rusia tha se kishte arrestuar gazetarin 31-vjeçar në qytetin Ural, Yekaterinburg, teksa ai po përpiqej të siguronte informacione sekrete.

Gazeta tha se ndalimi i tij bazohej në pretendime të rreme.

Për kontekstin: Shtëpia e Bardhë i ka quajtur tashmë akuzat "qesharake" dhe arrestimin e Z. Gershkovich "të papranueshëm", por kjo është ndërhyrja e parë nga vetë Joe Biden.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Ndaloni dominimin e SHBA-së, fokusohuni në Kinë dhe Indi! Presidenti bjellorus kërkon armëpushim me Ukrainën, Rusia nuk pranon


K.T./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre